• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkolla në Kodër Kamëz, debat mes Veliajt dhe Rektorit: Minoranca s’do mbaj peng Tiranën!

by Java News
09/04/2019 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas akuzave të opozitës në drejtim të bashkisë së Tiranës për ndërtimin e shkollës së re në Kodër Kamëz, në Kryeministri është zhvilluar një debat mes pedagogë dhe studentëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Erion Veliajt. Rektori i UBT-së, Bahri Musabelliu tha se në atë vend ku pritet që të ndërtohet shkolla, ishte parashikuar që të ndërtohej fakulteti i Bio-Teknologjisë dhe Ushqimit, ndërsa kërkoi nga Veliaj pse nuk e pyeti për shkollën e re. Ndërkohë që Veliaj u shpreh se projekti ishte miratuar në vitin 2013 nga Jamarbër Malltezi.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se shkolla e re do të ndërtohet në një truall privat, madje ka qenë vetë PD që në vitin 2006 ia kaloi privatit.
Kreu I Bashkisë theksoi se në atë kohë, drejtuesit e k֝ëtij universiteti qëllimisht nuk çuan as juristët e në proces gjyqësor,  që të humbisnin procesin.
“PD në vitin 2006, ia kaloi pronën një privati. Nga viti 2006 e ka ky privati me dokumente. Nëse shikoni në hipotekë, jo është gjurma e shkollës, dhe kjo është harta në hipotekë. Mos shpërndajmë legjenda urbane, po të shohim nga do jetë hyrja e shkollës. Kjo sot nuk është në pronë të UBT.  Flasim pak për gjyqin, e keni hedhur vërtet në gjyq. Gjykata e vlerëson mosparaqitjen e palës paditëse, si të rregullt. Dhe çfarë rëndësie ka që e hidhni në gjyq sa me la gojën. Ju nuk e çoni juristin në gjykatë. As te shkalla e dytë nuk e keni çuar juristin. “Gjurma”,- thotë që UBT aq shumë ishte i shqetësuar sa nuk mori mundimin të shkonte në seanca gjyqësore. Dhe kur gjyqtarja arrin të provojë, që juristët e UBT e kishin mundësinë dhe kastile nuk kanë shkuar në seancë që ta humbisnin afrofe gjyqin në favor të privatit, atëherë…”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se aktualisht trualli ku do ndërtohet shkolla është pronë e Bashkisë së Tiranës. “Letrat e Hipotekës tashmë i ka Bashkia e Tiranës që është autoriteti që e ka shpronësuar pronën. Për sa kohë është Bashkia e Tiranës, ajo që është pronarë, është bashkia ajo që me të drejtën ligjore ka zhvillimin e pronës. Rektori thotë dy herë që kam ardhur atje nuk e kam gjetur. E kam kontaktuar dhe nuk më është përgjigjur. Unë i përgjigjem kujtdo”, tha Veliaj.

Debati mes rektorit dhe Erion Veliajt
Rektori i UBT-së, Bahri Musabelliu: Unë do të jem në orën 10:00 në prokurori pasi shteti se di që rektori nuk ka asnjë punë me paratë dhe tenderat. Aty do të ndërtohej Fakulteti i Bio-Teknologjisë dhe Ushqimit. Ne nuk jemi gurë varri që të mos më pyesni, mua nuk më pyesni dot? Shkolla duhet të spostohet në një vend që të mos ketë hyrje direkte me portë e universitetit. Zhvendoseni shkollën, ejani dhe komunikoni dhe mos bëni një gjë që mund të bëhet shumë e keqe më vonë.

Erion Veliaj-rektorit: Unë të dëgjova, tani do rrish me respekt

Rektori i UBT-së, Bahri Musabelliu: Nuk po iu themi se jeni kundër

Erion Veliaj replikon me një zonjë në sallë: Bërtit sa të duash, unë jam i kalitur, ti një hall ke të përzësh shkollën. Nuk e di pse nuk keni ftuar Jamarbër Malltezin. Në vitin 2006, ja kthen këtë pronë një privati. Ka 13 vite që e ka i biri i botës.

Ndërhyn rektori Bahri Musabelliu

Erion Veliaj: Mblidh veten dhe qetësohu se do të vij edhe aty. Kur të pini kafe nesër me Jamarbërin duhet t’ia thoni. Je mosha e babait tim, do të qetësohesh pak tani. Hajde të diskutojmë nga do të jetë hyrja. Juristët e UBT-së nuk shkuan kastile në seancën gjyqësore për pronën.

Bashkia e Tiranës është pronare e tokës dhe ka të drejtë ta zhvillojë pronën. Rektori i kam shkruar para pesë ditësh dhe nuk më ktheu përgjigje, të sfidoj, nxirre….Unë i përgjigjem cdo njeri për cdo gjë. Të gjithë ata që janë përfshirë te kompleksi i pallateve do i ndjek penalisht.

Në vitin 2013 Jamarbër Malltezi këtu e kishte përcaktuar shkollën, i la ndërtuesit të ndërtonte, por pati cipë dhe la pikërisht këtu vendin për shkollën. Pse gënjen tani?! Po kur ky Uldedaj mori tokën këtu u ngrit njeri? Jo! E kuptoj që rëndësi ka partia se mund të jetoni edhe në baltë. Ky vend është marrë peng nga një minorancë, por ka Zot, votues dhe njerëz që na ndjekin. Nëse gjykata iu jep të drejtë merreni. Meqë keni kampusin, ne bëjmë një rrugë në vete…

/a.meta

Next Post
Peshëngritësi Briken Çalja, konfirmohet kampion Evrope në shtytje

Peshëngritësi Briken Çalja, konfirmohet kampion Evrope në shtytje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mjerimi i botuesve shqiptarë

Mjerimi i botuesve shqiptarë

February 14, 2026
Ministri i Jashtëm i Kinës kërkon përpjekje të përbashkëta me BE-në për të përballuar sfidat globale

Ministri i Jashtëm i Kinës kërkon përpjekje të përbashkëta me BE-në për të përballuar sfidat globale

February 14, 2026
UEFA Nations League / Njihuni me bilancin e ndeshjeve të Shqipërisë ndaj Finlandës, Bjellorusisë & San Marinos

UEFA Nations League / Njihuni me bilancin e ndeshjeve të Shqipërisë ndaj Finlandës, Bjellorusisë & San Marinos

February 14, 2026
U nxorr nga kampi në Siri në një operacion me partnerët ndërkombëtarë, kthehet në Shqipëri Eva Dumani

U nxorr nga kampi në Siri në një operacion me partnerët ndërkombëtarë, kthehet në Shqipëri Eva Dumani

February 14, 2026
NATO i përgjigjet Serbisë: Pakti Shqipëri-Kosovë-Kroaci është kyç për stabilitetin

NATO i përgjigjet Serbisë: Pakti Shqipëri-Kosovë-Kroaci është kyç për stabilitetin

February 14, 2026
Parlamenti Europian mbështet Shqipërinë/ Integrimi në BE, 9 eurodeputetë javën e ardhshme në Tiranë

Parlamenti Europian mbështet Shqipërinë/ Integrimi në BE, 9 eurodeputetë javën e ardhshme në Tiranë

February 14, 2026
U qëllua në makinë pas një sherri në një klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit që u vra në Itali

U qëllua në makinë pas një sherri në një klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit që u vra në Itali

February 14, 2026
U aksidentua në Greqi, zbulohet emri i 16-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë (EMRI)

U aksidentua në Greqi, zbulohet emri i 16-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë (EMRI)

February 14, 2026
“Navalny u helmua me toksinë të rrallë bretkose”, akuza e Britanisë dhe aleatëve për Kremlinin

“Navalny u helmua me toksinë të rrallë bretkose”, akuza e Britanisë dhe aleatëve për Kremlinin

February 14, 2026
“Bavaria mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, Spiropali zbulon detaje nga takimi me kryeministrin bavarez

“Bavaria mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, Spiropali zbulon detaje nga takimi me kryeministrin bavarez

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In