• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Shkolla e re 9-vjeçare në Qesarakë, Veliaj: “Cilësia e njëjtë si me shkollat e qendrës, gati për vitin e ri arsimor”

by Java News
14/05/2022 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shkollë e re fantastike po ndërtohet në Qesarakë. Në vitin e ri shkollor ajo do të presë 600 nxënës dhe pas tërmetit të 2019, sot po ngrihet më e fortë dhe më e bukur për komunitetin.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se shkolla 9-vjeçare “17 Shkurti” do të jetë gati në kohë. “Vitet e fundit zona është rritur jashtëzakonisht shumë. Gjithmonë ka qenë nevoja për t’u siguruar që fëmijët të mos bëjnë vara-vingo nëpër shkollat e tjera. Tërmeti, përveç se ishte një fatkeqësi, u kthye në një mundësi. Na dha mundësinë që përveç shkollës 9-vjeçare,të kemi edhe shkollën e mesme që po e bëjmë tek ish Shërbimi Informativ i Ushtrisë, ku terrenet janë edhe më të mëdha”, u shpreh ai.

Veliaj nënvizoi faktin se prindërit duhen nxitur t’i shpien fëmijët në shkollat afër lagjes së tyre. Sipas tij, shkollat kanë të njëjtën cilësi, madje edhe më mirë se shkollat në qendër të Tiranës.

“Fëmijët harxhojnë kohë pa fund në trafik. Kjo s’ka kuptim! Është fakt se këtu, në periferi, kemi shkolla edhe më të mira, se janë më të reja, që bëhen me teknologjinë e fundit, me eficiencë energjetike, me klasa të bollshme. Janë edhe shkolla, edhe qendra komunitare. Po krijojmë një super palestër, një auditor, njësoj siç kemi bërë edhe tek Liceu Artistik, edhe tek shkolla “Servete Maçi”, apo në shumë prej shkollave të tjera në qendër të Tiranës. Janë hapësira që mund të përdoren nga komuniteti. Pra, shkolla të jetë pak më shumë se sa një mjedis që përdoret vetëm në oraret 8:00 me 13:00; të përdoret për sport, art dhe kulturë, edhe në fundjavë, nëse ka aktivitete nga komuniteti”, sqaroi Veliaj.

Deputeti i PS, Xhemal Qefalia tha se puna e bërë nga Bashkia Tiranë flet vetë. Ai u shpreh për një punë të mrekullueshme. “Ata skeptikët që mendojnë se ku shkojnë lekët e tërmetit, ja pra ku shkojnë! Për shkollën, kopshtin, për shkollën e mesme, për çerdhen. Jam i mrekulluar dhe mezi pres që nxënësit ta shohin në shtator”, përfundoi Qefalia.

 

Next Post
Butrinti/ Tare: Konventa e Parisit nuk lejon administrimin nga Fondacioni

“Butrinti, i vetmi park kombëtar që del me fitim”/ Ideja e Tares: Shumicën e votave në bord duhet ta ketë shteti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jam droguar dhe përdhunuar”, rrëfimi tronditës i një të mbijetuare të Jeffrey Epstein

“Jam droguar dhe përdhunuar”, rrëfimi tronditës i një të mbijetuare të Jeffrey Epstein

March 26, 2026
Trump propozon paqe 1-mujore, por Izraeli dhe Irani veprojnë sipas rregullave të tyre

Trump propozon paqe 1-mujore, por Izraeli dhe Irani veprojnë sipas rregullave të tyre

March 26, 2026
AMP aksion në Kapshticë, kapen 6 kg heroinë, dyshohet se janë përfshirë edhe policë

Kapet drogë në doganën e Kapshticës, arrestohet shtetasi grek

March 26, 2026

Rrënjët e identitetit

March 26, 2026
Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Karburant më i lirë? Shpenzimet po “rrëshqasin” jashtë vendit

March 26, 2026
“92% e Marinës Iraniane është shkatërruar”, SHBA-të paralajmërojnë humbje të mëtejshme

“92% e Marinës Iraniane është shkatërruar”, SHBA-të paralajmërojnë humbje të mëtejshme

March 26, 2026
“Për çdo karrige në trotuar, mbill një pemë!”/ Rregulli i ri për baret, restorantet dhe hotelet

“Për çdo karrige në trotuar, mbill një pemë!”/ Rregulli i ri për baret, restorantet dhe hotelet

March 26, 2026
Shitblerja e votave: Ja si reagon politika në vendet demokratike

Liberalizimi i shpifjes? Ja si standardet e BE-së përgënjeshtrojnë Gonzaton

March 26, 2026
“Një shtet në rajon po ndihmon armiqtë”, Teherani në alarm: Rrezik për pushtimin e ishullit kyç

“Një shtet në rajon po ndihmon armiqtë”, Teherani në alarm: Rrezik për pushtimin e ishullit kyç

March 26, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Nisin shirat në vendin tonë, temperaturat ulen lehtë, reshje bore në disa zona

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In