• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkolla e Policisë, testi fizik për 1900 aplikantë

by Java News
23/03/2016 08:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 1.900 aplikantë për Shkollën e Policisë do të kryejnë testin fizik, i cili ka 20% të vlerës së performancës së përgjithshme, shkruan Gazeta Shqiptare. Në përfundim të testimit me shkrim, kandidatët do të zhvillojnë edhe tri fazat e tjera të konkurrimit, të cilat janë: testimi i aftësive fizike, që pritet të zhvillohet brenda 2 javësh, pas daljes së rezultateve të testimit me shkrim. Intervista me gojë, ushtrime vlerësuese dhe testimi i aftësive të të shkruarit, që do të zhvillohet pas daljes së rezultateve të testimit të aftësive fizike. Testimi psikologjik, i cili do të zhvillohet në përfundim të tri testimeve të para. Pesha specifike e secilit testim, në raport me rezultatin e përgjithshëm, është: testimi me shkrim zë 70%; testimi i aftësive fizike zë 20%; intervista me gojë, ushtrime vlerësuese dhe testimi i aftësive të të shkruarit zë 5% si dhe testimi psikologjik zë 5%.

TESTIMI FIZIK

Për t’u quajtur kalues në provimin e aftësive fizike, kandidatët duhet të marrin të paktën 60% të pikëve të testimit. Oficerët e policisë kryejnë disa funksione tepër unike gjatë detyrës, disa prej të cilave mund të kërkojnë përgatitje të lartë fizike. Shkalla e aftësisë fizike të policit për t’i kryer këto funksione përcakton ndikimin e vet te siguria personale dhe ajo publike. Përgatitja fizike qëndron në themel të aftësisë së policit për të kryer detyrat e zakonshme dhe ato kritike. Në rast se polici është nën nivelet minimale fizike të parashikuara në këtë dokument, atëherë kompromentohet performanca e tij në kryerjen e detyrave policore. Nivelet e larta të përgatitjes fizike shoqërohen me performancë më të mirë në kryerjen e detyrave fizike që duhet të përmbushin punonjësit e policisë së shtetit shqiptar. Megjithëse nuk është publikuar zyrtarisht kalendari i testimit fizik, burime nga policia thanë se ai nuk ka ndryshime themelore në krahasim me testimin e vitit të kaluar. Por, çfarë është administrimi i Serisë së Testit të Përgatitjes Fizike (STPF). STPFja e testit fizik për aplikantin për në Shkollën e Policisë përbëhet nga pesë komponentë: kërcim vertikal, ushtrime për barkun një minutë, maksimumi i mundshëm pompash, vrap 300 metra dhe ecje/kros 2.4 km.

KONKURRIMI

Në përfundim të të gjithë procesit të konkurrimit, nga 5012 aplikantët do të përzgjidhen 300 kandidatë fitues, të cilët do të vazhdojnë Shkollën Bazë të Policisë. Më herët, Policia e Shtetit njoftoi se nga

personat fitues, 90 kandidatë do të jenë për gjininë më pak të përfaqësuar dhe 6 persona për minoritetet. “Kur nuk plotësohet kuota e përcaktuar për gjininë më pak të përfaqësuar dhe minoritetet, do të merren në rend zbritës aplikantët, të cilët përfaqësojnë po këto kategori, por që duhet të kenë arritur minimumin e pikëve për t’u shpallur fitues”, shkruhej më herët në një njoftim zyrtar nga ana e Policisë së Shtetit.

BW

Next Post

Veriu i Mitrovices zgjohet me pllakata elektorale të Serbisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

March 16, 2026
“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

March 16, 2026
“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

March 16, 2026
Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

March 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Amerika e “patriotëve” dhe e amerikanëve

March 16, 2026
Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

March 16, 2026
Trump: NATO do përballet me të ardhme të keqe nëse aleatët nuk ndihmojnë në Ngushticën e Hormuzit

Trump: NATO do përballet me të ardhme të keqe nëse aleatët nuk ndihmojnë në Ngushticën e Hormuzit

March 16, 2026
Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

March 16, 2026
Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

March 16, 2026
“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In