• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkolla e dëmtuar në Pezë/ Veliaj: Do rindërtohet nga e para. Grupet e punës janë në terren duke bërë verifikimet nëpër ndërtesa

by Java News
28/11/2019 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Kryetari i Këshillit Bashkiak, Toni Gogu dhe një ekip kërkim-shpëtimi nga Fermo i Italisë me pajisje të specializuara, inspektuan shkollën e dëmtuar rëndë nga tërmeti në Pezë.

Kryebashkiaku shprehu ngushëllimet për jetët e humbura nga tërmeti dhe siguroi se të gjitha institucionet arsimore dhe të banimit, që janë dëmtuar rëndë, do të rindërtohen.

“Të gjitha lutjet, zemrat tona, janë me familjet e prekura, sidomos me ata që kanë humbur jetë njerëzish në Durrës dhe Thumanë. Mënyra më e mirë për të nderuar flamurin është duke qenë të gjithë në terren, duke i shërbyer kauzës së bashkimit, të shërimit dhe rimëkëmbjes”, tha Veliaj.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të zbatojnë urdhrat e autoriteteve shtetërore dhe në rast se banesat janë klasifikuar të pabanueshme, të mos jetojnë në to sepse kështu rrezikojnë seriozisht jetën.

Një prej objekteve i shpallur i pasigurt është shkolla e Pezës, për të cilën kryebashkiaku theksoi se do të rindërtohet nga e para, shumë herë më e mirë. Gjatë kësaj periudhe, nxënësit e saj do të vijojnë normalisht procesin mësimor në një ambient tjetër, që do të shërbejë si shkollë provizore.

“Shkolla do të prishet në mënyrë të kontrolluar. Është absolutisht e ndaluar hyrja në një ambient të rrethuar, qoftë shkollë a ndërtesë tjetër, që institucionet e policisë apo të bashkisë e kanë rrethuar, dhe bashkë me Institutin e Ndërtimit e kanë deklaruar të pabanueshëm. Ne kemi vendosur që shkolla në Pezë të shembet për të mos pasur rrezik për fëmijët, ndërkohë fëmijët e Pezës dhe fshatrave të vegjël të shkollave satelit, do të bashkohen në Qendrën “Bahai”, ku mësimi do të fillojë i rregullt javën tjetër. Shkolla që do të prishet do të zëvendësohet me një shkollë totalisht të re, më e bukur, më e fortë, më e mirë”, tha ai.

Veliaj deklaroi se të gjitha grupet e punës në terren janë duke bërë verifikimet nëpër ndërtesa, ndërsa theksoi se do të vijojë edhe procesi i pagesës së dëmshpërblimeve.

“Do të fillojmë menjëherë procedurat e rindërtimit; kaluam 500 pagesa, do kalojmë edhe 500 të tjera nëpërmjet Këshillit të Qarkut për të proceduar më me shpejtësi, sidomos në ato familje që kur kanë para, mund të kontraktojnë një brigadë, apo të bëjnë disa punime të tjera inxhinierike. Do të vazhdomë kontrollin në çdo shkollë, kopësht dhe çerdhe, siç kemi kontrolluar disa pallate me Institutin e Ndërtimit. Nëse vjen urdhri që kjo është e pabanueshme, atëherë do përdorim për strehim qendrat sociale dhe hoteleve në Tiranë”, nënvizoi ai.

Përveç ndihmave qendrore që mblidhen përpara Bashkisë së Tiranës, ato dërgohen në të gjitha pikat e ngritura, përfshirë edhe në Pezë, për t’u siguruar që secili ka çadrën, sidomos tek shtëpitë e rrënuara.

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Pamjet me dron tregojnë shkatërrimin e shkaktuar nga tërmeti që goditi Durrësin

VIDEO/ Pamjet me dron tregojnë shkatërrimin e shkaktuar nga tërmeti që goditi Durrësin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
Tre persona u plagosën gjatë përplasjes me armë për 12 kg kokainë, dalin në gjyq shqiptarët dhe belgët

Tre persona u plagosën gjatë përplasjes me armë për 12 kg kokainë, dalin në gjyq shqiptarët dhe belgët

January 28, 2026
“Për arsye të shumta…”/ Kroacia refuzon Presidentin Trump, nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes

“Për arsye të shumta…”/ Kroacia refuzon Presidentin Trump, nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes

January 28, 2026
Ndryshon formula për Maturën 2023/ Provim për t’u pranuar në Mjekësi, ja tri risitë

Problem rrjedhja e tezave gjatë testimit/ Forcohen rregullat për Maturën, lista e maturantëve do publikohet më shpejt

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In