• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shkolla e Avokatisë diskuton ndryshimet kushtetuese

by Java News
20/11/2015 08:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të Reformës në Sistemin e Drejtësisë, u zhvillua sot një bashkëbisedim me pedagogë dhe studentë të Shkollës së Avokatisë lidhur me ndryshimet kushtetuese.

Prof. Asc. Dr. Sokol Sadushi, Drejtor i Shkollës së Magjistraturës paraqiti risitë e institucioneve kushtetuese si Prokuroria, Gjykata Kushtetuese etj.

Më pas, vendi iu la diskutimeve dhe pyetjeve të të pranishmëve në këtë tryezë, të cilat u përqendruan kryesisht në tematikat e prezantuara gjatë konsultimit.

Duke iu përgjigjur interesimit të studentëve në lidhje me provimin e shtetit për profesionet që lidhen me çështjen ligjore, z. Jon Smibert, Këshilltar ligjor rezident i OPDAT sqaroi dhe arsyet që çuan në këtë propozim.  Z. Smibert  theksoi se testimi do të rrisë cilësinë e atyre që do të duan të ushtrojnë profesionet në fushën e drejtësisë.img_4103

“Ne po punojmë me bazën ligjore sa i takon provimit të shtetit për avokatët. Duhet të kemi parasysh se është përmendur edhe në legjislacionin për arsimin e lartë. Ideja është që në të ardhmen, kush dëshiron të bëhet gjyqtar apo prokuror apo të përfshihet në profesionet ligjore, duket të kalojë këtë provimin e shtetit. Ky provim duhet të realizohet në standardet më të larta të mundshme dhe të sigurojë individë që të jenë të edukuar me standardet më të mira. Dhe cilësinë e atyre që hyjnë në tregun e prakticienëve të së drejtës do të sigurojë që të kenë edhe një efekt pozitiv sa i takon tregut të arsimit juridik. Dhe e ardhmja do të jetë e shkëlqyer, pasi do të rritet cilësia”, tha z. Jon Smibert.

Prof.Dr. Maksim Haxhia,  Kryetar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë shpjegoi se provimi i shtetit synon që të parandalojë ushtrimin e profesioneve ligjore nga ata që nuk janë të aftë. Sipas z. Haxhia, provimi do të jetë edhe një masë parandaluese për blerjen e diplomave.

img_4049Diskutimet dhe pyetjet e të pranishmëve në këtë tryezë u mbajtën shënim nga organizatorët, për t’u trajtuar nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë në vijim.

Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë ftuan studentët dhe pedagogët e Shkollës së Avokatisë që të jenë aktivë me propozime dhe mendime edhe përmes faqes on-line të Reformës në Drejtësi,www.reformanedrejtesi.al, apo dhe kontakteve të drejtpërdrejta me përfaqësuesit e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën.

Next Post

Kelly Brook mahnitëse në kalendarin 2016 (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In