Duke e konsideruar bashkinë e Shkodrës si një qytet me shumë peshë, kandidati i Partisë Socialiste për kryeqendrën e veriut, i ftuar në Report Tv, tha se e ka pritur dhe mbi të gjitha e ka dashur që të jetë në garë për të drejtuar Shkodrën.
‘Gjithë destinacioni ime prej shumë kohësh është nisur për të shkuar në Shkodër. Gjithë eksperienca ime, zgjedhja si deputet në Shkodër edhe çdo eksperiencë që kisha. Më duket si një destiny (fat) është nisur për të ardhur te kjo pikë. Nuk ka thirrje më të madhe sesa thirrja dhe ajo që mund të bësh në qytetin tënd. Jo vetëm e kam pritur dhe dashur por më duket është gjëja e duhur në kohën e duhur për të dhënë për qytetin që e sheh se nuk janë aty ku duhen. Shkodra është një qytet me shumë peshë! Është e thellë për arsye të historisë dhe traditës. Unë besoj se në Shkodër ka shumë rëndësi edhe tradita edhe familja dhe ajo që kemi bërë. Shkodra jo vetëm më mirëpret, pro kam kuptuar se më mirëpret me shpresë. Shkodra jo vetëm mirëpret por po ngremë një shpresë ashtu siç shkodranët e mendojnë. Ka nevojë për shumë punë për t’ju kthyer shkëlqimit.’- tha Beci.
Në emisionit Real Story të gazetarit Sokol Balla, Beci u shpreh se prioritet për të dhe kryesocialistin Edi Rama, për Shkodrën, është që të zgjidhjen problemet që nuk janë zgjidhur për shkak se janë penguar nga retorika politike.
‘Rama ka sjellë ofertën më të mirë që ai mendon. Unë kam një ofertë pune. Prioriteti i Ramës është për të zgjidhur probleme që nuk janë zgjedhur akoma në Shkodër dhe që janë penguar nga retorika politike. E gjithë pritshmëria sot në Shkodre, e racionalitetit është që në të diskutojmë për të zgjidhur problemet. Ka një pritshmëri të jashtëzakonshme!’- u shpreh Beci.
/a.r