• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkodra dhe rrethinat, si shpërthim

by Frrok Çupi
12/04/2023 08:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Sot kur mora vesh se delegatit të ‘Foltores’ në Vaun e Dejës i kishin shpërthyer makinën, ndjesia e parë më erdhi të kontrolloj nëpër rreshta, me frymë të ndalur…, por pashë se ‘delegati’ nuk kishte pësuar gjë.

Të tjerat nuk kanë më rëndësi. Rëndësi e tmerr do të kishte shpërthyer nga Shkodra, nëpër gjithë vendin, sikur të ishte dita e zezë, 2 Prill 1991, kur në Shkodër u vranë katër aktivistë të Partisë Demokratike.

Mund t’i lejoj vetes të them një gjë që e njoh si të vërtetë: Arben Broci që u vra diku në cepin e turmës që po digjte ‘Komitetin’, ishte më i miri e më i kthjellëti i gjithë studentëve që trokitën në zyrën e Presidentit komunist Alia, për të marrë leje që të krijonin Partinë Demokratike.

Arbenit i ishte shënuar ora e vrasjes që përpara se të mblidheshin turmat para Komitetit; vetë ai nuk dinte asgjë çfarë po bënte Partia e tij me trazirat. Sapo kishte hyrë në Kafe të Madhe e po gjente  pak prehje pas lodhjes që i shkaktoi fushata e zgjedhjeve…, e morën pupthi e direkt në vendin e  vrasjes.

Edhe atëherë, fushatë zgjedhore ishte, si sot në Va- Dejë. Vetëm 2 ditë më parë ishin mbajtur zgjedhjet e para pluraliste të 31 Marsit, por mund të themi se votimet ishin vetëm ditën para vrasjes së të katërve- në datë 1 prill, dita para datës 2; atëherë dolën rezultatet. Në Shkodër kishte fituar Partia Demokratike. PD duhej të festonte, nuk kishte asnjë arsye që në Shkodër të shpërthente pakënaqësia, ose urrejtja, ose revolta, ose akti i tmerrshëm i vrasjes dhe i djegieve.

Por kjo ndodhi dhe mbeti si plagë e pashërueshme për gjithë vendin. Me sa duket ajo që ndodhi ishte projektuar më parë, sido që të dilnin rezultatet. Eksponentë të lartë të PD, ditën para 2 prillit,  lanë Tiranën dhe u panë në Shkodër thuajse gjithë ditën. Një telefonatë që erdhi në redaksinë e RD-së në 2 prill lajmëroi se këtu në Shkodër ‘2 vetë u vranë’, por lajmi u prit pa ndonjë efekt prej liderëve të lartë të PD.

Edhe kjo dukej sikur dihej… Sikur bomba e vënë në makinën e delegatit të Foltores për Vaun e Dejës, që marrim vesh sot, të kishte shpërthyer atëherë- kjo do t’i kishte vënë zjarrin Shkodrës.

Tani nuk mund të përhapet zjarri; sepse tani shteti është kompletuar me fuqinë dhe arsyen e sigurisë e të paqes, sepse njeriu tani i është afruar normalitetit dhe se aleatët tanë strategjikë janë të zotët e sigurisë në rajon.

Po pra, por a mund të themi se kemi një kopje të shëmtuar e minore të 2 prillit 1991?!

Në të gjitha rrethanat është atmosfera dhe ‘ajri i dhunës’ që ka ndjekur çdo fushatë të PD në 3 dekada. Ka prapë disa elementë, siç bomba lë copëza metalike kur shpërthen, elementë që kanë mbetur që në fillesa, në 2 prill. Mbi të gjitha është vetë kryetari i asaj kohe, Sali Berisha.

Ky, gjithë strategjinë e ‘luftës’ dhe të rekrutimit, e bazon mbi dhunën, korruptimin dhe terrorin. Kësaj herë nuk ka aq shumë te rekrutuar për luftë sa ç’ kishte atëherë, por ka më shumë motive personale që të shkaktojë trazira. Të ishte vrarë ai njeriu i cili thotë se ‘nuk kam arsye’ që të më godasin, kjo do të vlente për Foltoren. Sa kohë Sali Berisha ndodhet në qarkullim, aq kohë vendi nuk mund të ketë paqe, as stabilitet, as siguri.

A mos po them, vallë, se vetë Sali Berisha e ndërtoi skemën që delegatit të tij në Vaun e Dejës t’i vinin tritol në makinë?

Nuk do të gaboja. Unë e njoh dhe paradigmën e besoj; por a e besojnë të tjerët. E mira do të ishte që të priten përfundimisht fijet e faktorit të ‘besimit ose mosbesimit’ te dhuna dhe terrori.

Është shumë e thjeshtë për t’u bërë, sepse një vetëm njeri mban më këmbë frikën. Nuk kemi më kohë të rrokanisemi me dilemat: ‘Ta besojmë a mos besojmë’ tek ajo që na ka bërë të keqen më të madhe; ashtu siç nuk kemi kohë që sapo shpërthen një makinë, kthejmë kokën e na dalin para syve mizoritë e 2 Prillit.

Next Post
Ky është tipari jot më negativ bazuar në shenjën tënde të horoskopit!

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 12 Prill 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Asnjë vendim unifikues i GJL nuk lidhet me ndryshimin e masës time të sigurisë

April 10, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Bllaca si infrastrukturë historike e dhunës…

April 10, 2026
Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

April 10, 2026
Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Daljeve

Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Daljeve

April 10, 2026
Vora votoi elektronikisht/ Numërohet kutia e parë, PS fiton ndjeshëm

Eksperimenti tronditës: Ja sa lehtë mund të manipulohen zgjedhjet me AI

April 10, 2026
U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

April 10, 2026
Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Si do jetë moti në fundjavë? Meteorologia: Rritje temperaturash të shtunën dhe të dielën

April 10, 2026
VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

April 10, 2026
Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

April 10, 2026
Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In