Paulin Q. 39 vjeç me banim në Malin e Jushit të Vaut të Dejës, u pikas nga një patrullë në pikat e kontrollit të ngritura nga Drejtoria e Shkodrës për armëmbajtje pa leje dhe lëndë narkotikë. Në makinën e tij tip Benz, efektivët gjetën një pistoletë Browning (Gjerman) dhe një krehër me 7 copë fishekë të kalibrit 7.65mm. Shërbimet e Policisë bënë shoqërimin e personit në Komisariatin e Policisë Vau Dejës si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit në cilësinë e provës materiale.
ma.me










