Sekuestrohet arsenal armësh dhe municion luftarak në Shkodër. Policia ka arrestuar 2 persona, 29-vjeçarin S.M., dhe 31-vjeçarin S.M. pasi nga hetimet dyshohet se janë posedues të arsenalit të armëve dhe bashkëpunëtorë të të arrestuarit R. M..
Gjatë kontrollit në banesën e këtij të fundit, policia ka gjetur dhe sekuestruar 11 armë zjarri, 5506 fishekë luftarak, 7 krehra arme zjarri automatik, 6 krehra armë zjarri pushkë, 35 metra fitil detonator; 25.2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa; 2 palë targa të huaja, njëra e shtetit të Gjemanisë, tjetra e shtetit të Austrisë.
“Finalizohet nga strukturat e DVP Shkodër, operacioni i koduar “NDËRMOLLASI 2”.
Gjenden në fshatin Ura e Shtrenjtë dhe sekuestrohen arsenal armësh zjarri dhe municioni luftarak; rreth 25.2 kg Cannabis Sativa dhe 2 palë targa të huaja.
Vihen në pranga 2 shtetasit që dyshohet se i posedonin.
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit dhe Seksionin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ka organizuar dhe finalizuar në drejtimin e Prokurorisë, operacionin e koduar “NDËRMOLLASI 2”.
Gjatë operacionit u krye kontroll në banesën e shtetasit R. M., 29 vjeç, në fshatin Ura e Shtrenjtë (i arrestuar në datë 14.09.2025, në kuadër të operacionit të koduar “Ndërmollasi”), ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
-11 armë zjarri, 5506 fishekë luftarak, 7 krehra arme zjarri automatik, 6 krehra armë zjarri pushkë, 35 metra fitil detonator;
-25.2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa;
-2 palë targa të huaja, njëra e shtetit të Gjemanisë, tjetra e shtetit të Austrisë.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestuan shtetasit S. M., 29 vjeç dhe S. M., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Ura e Shtrenjtë, pasi nga hetimet e para dyshohet se janë posedues të tyre dhe bashkëpunëtorë të shtetasit R. M.. Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifkimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.











