Në fjalën e tij kushtuar përkujtimit të meshës së parë katolike në Shkodër pas rënies së regjimit Komunist, Kryeministri Rama tha se pa këtë copëz të historisë historia e Shqipërisë do të humbiste shumë kuptim.
“Kapela e restauruar të Dioqezës së Shkodrës, punës së famullitarit Dom Artur Jakut, besnikërisë së diasporës shqiptare në Amerikë, edhe ne që patëm nderin e madh të japim një dorë, mban fillimin e përbotshme të rrokullimit “Jepjau Zot pushimin e pasosun”. Në gjithë pasurinë e paluajtshme të kishës në Shqipëri, nuk e ka një të dytë në vendin tonë. Cdo gjë këtu është më shumë sesa varri i dikujt, por një stacion i kishës në historinë e kulturës, arteve dhe shpirtërore të Shkodrës, që është padyshim jo pjesë, por një pjesë pa të cilën historia e Shqipërisë do të humbte kuptimin. Qoftë varri i njerëzve me famë, ashtu edhe ai i familjeve të fisme shkodrane, e deri te varret e personave të panjohur kanë të gjitha bashkë një emërues që është ai i kësaj lëndine shpirtërore”, tha Rama.
Kryeministri theksoi se brenda mureve të kësaj kishe kanë ndodhur dukuri të rralla shpirtërore e morale që u bënë tharmi i emancipimit tyë kombit.
“Brenda këtyre mureve ndodhi një nga ato dukuritë e rralla shpirtërore dhe morale, që për fatin tonë të keq ne shqiptarët dukemi të destinuar t’i përjetojmë në forma jo të zakonshme dhe po ashtu duke i përjetuar në kohë në dukje të zakonshme, ndjesira që i kanë përjetuar njerëzit shumë kohë më parë. U ripërtërit duke nisur nga këtu e në gjithë Shqipërinë një histori martirizimi unike, jo vetëm për kishën, por për gjithë besimit. Në këto varreza dhe në këtë tempull kisha nëpërmjet fjalës dhe liturgjisë u bë tharmi i emancipimit të një kombi të tërë drejt lirisë dhe vetëvendosjes që pasoi kohët pas meshës së 4 nëntorit.- theksoi Kryeministri.