Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur gjatë orëve të pasdites në qytetin e Shkodrës. Dy të rinj janë plagosur me thikë pas një konflikti me disa persona të tjerë.
Personat e plagosur janë identifikuar si shtetasit me inicialet A.T. 24 vjeç dhe A.F. 18 vjeç, të dy banues në Shkodër.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “3 heronjtë”. Mësohet se të plagosurit janë transportuar në spitalin e Shkodrës ku po marrin ndihmë mjekësore.
Raportohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën. Nuk ka ende të dhëna për autorët e krimit.