• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkodër/ Ministri Bushati takim me fëmijët e prekur nga fenomeni i gjakmarrjes

by Java News
27/12/2018 14:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, në cilësinë dhe të deleguarit të PS-së në qarkun Shkodër ka marë pjesë në aktivitetet festive me fëmijët e Spitalit Pediatrik të Shkodrës, fëmijët e prekur nga fenomeni i gjakmarrjes dhe familjet në nevojë.

Gjatë festimeve me fëmijët e prekur nga gjakmarrja, ministri Bushati duke uruar një vit sa më të mbarë, tha se janë rreth 156 familje të cilat vuajnë nga ky fenomen dhe kujdesi ndaj tyre në ditët e festave i shërben për t’u zvogëluar sadopak dhimbjen dhe dramën sociale që ata përjetojnë. Ai tha se puna e komunitetit dhe njerëzve aktivë si mësuese Liljana Luani, janë një tregues i një shoqërie solidare në luftën ndaj gjakmarrjes.

Liljana Luani, mësuesja vullnetare që mëson këta fëmijë, e nominuar edhe për çmimin “Global Teacher Prize” theksoi se vëmendja e qeverisë ndaj këtij fenomeni është shtuar për zgjidhjen e kësaj problematike. “Kjo nuk është një problematike e vogël pasi i ka rrënjët 600-vjeçare, por të gjithë së bashku përpiqemi të gjejmë një zgjidhje me politika sociale, të punësimit dhe të integrimit”, tha ajo.

Ministri Bushati shpërndau dhurata edhe për rreth 100 fëmijë të familjeve në nevojë e më pas u ndal në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër. Dhurata për festat e fundvitit u shpërndanë edhe për fëmijët e Pukës, Fushë Arrëzit dhe Vaut të Dejës./a.meta

Next Post
Kalendari i “Duçes” në ‘top listën’ e shitjeve në Romë

Kalendari i “Duçes” në 'top listën' e shitjeve në Romë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In