• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shkodër, konflikti për pronën/ Mjeku Ilir Alija vritet në sy të djalit nga Dritan Ymeri

by Java News
01/07/2017 09:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vrasje me armë zjarri është shënuar mesnatën e kaluar në qytetin e Shkodrës. I vrarë ka mbetur 42-vjeçari Ilir Alija me profesion mjek, i cili është qëlluar nga Dritan Ymeri.
Viktima dhe autori ishin fqinjë, ndërsa shkak për ngjarjen dyshohet të ketë qenë një konflikt për pronën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:40 të së premtes, në lagjen “Qemal Stafa”, ndërsa policia bën me dije se Ymeri ka qëlluar disa herë me armë zjarri mbi Alijan dhe për pasojë duke i shkaktuar këtij të fundit vdekjen e menjëhershme.

Edhe pse u kërkua ndërhyrja e forcave RENEA për arrestimin e autorit, ai ka mundur të ikë nga banesa ku mbahej i rrethuar nga forcat e rendit.

Viktima ishte me profesion mjek
Mësohet se Ilir Alija, 42-vjeç ishte me profesion mjek.

​Ai është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga 26-vjeçari Dritan Ymeri, pas një konflikti të gjatë mes dy familjeve për shkaqe pronësie.

Konflikti për pronën
Dyshohet se konflikti ka ndodhur për shkaqe pronësie dhe se në çastin e vrasjes, prezent ka qënë dhe djali 16-vjeçar i viktimës.

Sipas gazetarit të Shqiptarja.com, Elvis Nabolli i cili ndodhet në vendngjarje, raportohet se mjeku Aliaj ka pasur konflikte të hershme pronësie me familjen Ymeri dhe konfliktet janë shtuar pasi viktima ka nisur të ndërtojë katin e katërt të banesës, ndërkohë që në të njëjtin kat jetonte dhe autori Ymeri.

Duke mos rënë në dakordësi për ndërtimin e shtesës, natën e së premtes shtetasi Dritan Ymeraj ka marrë armën dhe ka shtënë në drejtim të Ilir Aliajt duke e lënë të vrarë.

Zhvillimet nga ngjarja në Shkodër

Ora 05:00 Dështon operacioni i policisë për arrestimin e autorit

04:35 Ndërhyjnë forcat RENEA/ Autori nuk gjendet
Pas thirrjeve për dorëzim, rreth 5 orë pas ngjarjes së rëndë, forcat RENEA, kanë ndërhyrë në banesën ku dyshohej se gjendej Dritan Ymeri, por autori nuk gjendej aty.

Orët e Pritjes për dorëzim, i kanë dhënë mundësi autorit të largohet shumë larg vetngjarjes.

04:20 RENEA i bën thirrje Dritan Ymerit për t’u dorëzuar

03:30 RENEA mbërrin në Shkodër

02:20 Autori nuk pranon të dorëzohet/ Pritet ndërhyrja nga forcat RENEA
Pas negociatave të Policisë, FNSH-së dhe xhaxhait të tij, Ymeraj nuk ka pranuar të dorëzohet dhe sipas burimeve të Shqiptarja.com bëhet me dije se pritet ardhja e RENEA nga Tirana, për të ndërhyrë dhe neutralizuar autorin e krimit i cili ndodhet i ngujuar në banesën e tij.

01:30 Po zhvillohen negociatat për dorëzimin e Ymerajt, në negociata është përfshirë dhe xhaxhai i tij.​
Policia e Shkodrës dhe FNSH-ja ndodhet në vendngjarje dhe kanë rrethuar autorin i cili dyshohet se gjendet i armatosur në afërsi të banesës ku ka ndodhur vrasja.

00:40 Njoftim paraprak nga Drejtoria e Policisë Shkodër

Shkodër- Informacion Paraprak
Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë për  nje vrasje  të ndodhur në lagjen “Qemal Stafa”, te “Ish Dekori”.
Me marrjen e njoftimit,  shërbimet e Policisë  kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka rezultuar se:
Pas një konflikti të çastit mes shtetasit I.A dhe D.Y, ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri shtetasin I.A, ku si pasojë e të shtënave  ka mbetur i vrarë shtetasi I. A., 40 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa.
Autori i dyshuar shtetasi D.Y, sipas informacioneve dyshohet se është fshehur në banesë,  e cila  është rrethuar nga Policia dhe pritet ndërhyrja e F.N.SH.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për grumbullimin e provave ligjore duke bërë të mundur sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe dokumentimin ligjor të saj.

ma.me
Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Konflikti PS- LSI, bashkitë e majta ku socialistët rrezikohen të bllokohen në këshilla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

33 ditë luftë në Iran, Trump: Tërhiqemi brenda 2-3 javësh, me apo pa marrëveshje…

33 ditë luftë në Iran, Trump: Tërhiqemi brenda 2-3 javësh, me apo pa marrëveshje…

April 1, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Reagimi i Erion Braçes, qëndrim politik! Kërkon të trondisë konformizmin

April 1, 2026
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 persona

Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 persona

April 1, 2026
Në disa zona rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu në të gjithë territorin

April 1, 2026
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, mposhtet edhe Polonia

Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, mposhtet edhe Polonia

April 1, 2026
15-vjeçari përplas qëllimisht makinën e policisë, dy efektivë të plagosur në Vlorë

15-vjeçari përplas qëllimisht makinën e policisë, dy efektivë të plagosur në Vlorë

April 1, 2026
Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

March 31, 2026
Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

March 31, 2026
Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

March 31, 2026
Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In