Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, deklaroi sot se Forcat e Armatosura kanë pastruar tunelin me gjatësi 50 m në lagjen Xhabije të Shkodër, duke i hapur rrugë ndërtimit të një lulishtje.
Nëpërmjet një postimi në statusin e saj Facebook pasditen e së hënës, ministrja Kodheli, shprehet: “Banorët e lagjes Xhabije në Shkodër nuk do të jenë më të rrezikuar nga “gangrena” e braktisur që prej 19 vitesh. 50 m tunel në mes të qytetit po pastrohen nga “skuadrave e bombave” të FA duke i hapur rrugë ndërtimit të lulishtes aty”.
“Çdo mbetje dhe municion i rrezikshëm do të pastrohet dhe për 10 ditë do t’i dorëzohet komunitetit”, shkruan Kodheli, duke sjellë si ilustrim foto gjatë punës për demontimin e municionit nga FA.