Policia e Shkodrës ka arrestuar tre persona me akuzën e shitjes dhe prodhimit të lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit të koduar Vuksanaj u vunë në pranga shtetasit Binak Arra, 41 vjeç, Agostin Stenaj, 21 vjeç dhe Gjin Livalli, 30 vjeç.
Këta persona u kapën në vendin e quajtur Stim Golem, në fushën e aviacionit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tyre policia gjeti dhe sekuestroi 76.5 kg bimë narkotike e llojit kanabis sativa, 240 200 lekë të reja dhe një automjet tip Land Rover me targë AA 684BF.