Një person ka denoncuar në policinë e Shkodrës se është kanosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20. Sipas policisë 30-vjeçari ka njoftuar Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, se gjatë një konflikti të çastit, është kanosur me armë nga një 33-vjeçar.
Policia ka identifikuar 33-vjeçarin dhe po punon për kapjen e tij.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.