Shkodër/ Ja pse kërcënohet administratori i Vllaznisë!

 

Një sasi e dyshuar eksplozivi është gjetur poshtë makinës së administratorit të Vllaznisë Suad Lici.  ‘BalkanWeb’ raporton  se sasia e dyshuar si tritol fatmirësisht nuk ka shpërthyer. Aktualisht forca të shumta policie ndodhen tek mjeti, i cili është i parkuar ne afërsi të banesës së Suad Licit, pranë stadiumit “Loro Boriçi”.

Ndërkohë, pritet ardhja e eksperteve nga Tirana për të hapur këtë pako të mbështjellë me natriban dhe që dyshohet se është tritol, por ende e pakonfirmuar. Policia po punon njëkohësisht për gjetjen e autoreve të vendosjes se kësaj pakoje të dyshimtë. Administratori i Vllaznisë Suad Lici disa herë ka patur kërcënime për punën e tij si administrator i Vllaznisë por asnjëherë nuk ka bërë denoncime.

Edhe me parë trajnerë apo drejtues të Vllaznisë janë kërcënuar me armë në fushat stervitore si rasti i ish-trajnerit Agim Canaj, Armando Cungu dhe të tjerë. Ngjarja në fjalë ndodh pak orë para ndeshjes që Vllaznia ka sot me Teutën e Durrësit. Gazetari Senad Nikshiqi raporton se Lici nuk ndodhet në vendin e ngjarjes, pasi është nisur drejt qytetit bregdetar, pasi skuadra e tij ka ndeshjen e radhës. BW

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com