Ministria e Kulturës ka zgjedhur Ditën e Evropës për të përuruar muzeun “Marubi” në Shkodër. Përurimi do të bëhet sot në orën 17:00 .
Godina e re e muzeut është ngritur në godinën që ndodhet në rrugën “Kole Idromeno”, godinë e ndërtuar më shumë se 100 vite më parë. Kjo godinë ka shërbyer si bankë, ndërsa u shkatërrua në marsin e vitit 1997. Godina u ble më pas nga Ministria e Kulturës për të ngritur muzeun.
Janë mbi 500 mijë negativë të dinastisë Marubi dhe të shumë fotografëve të tjerë shkodranë e me gjerë. Ky muze dokumenton në celuloid kronikën historike të Shqipërisë nga viti 1800 e në vazhdim. Në këtë muze, historia e Shkodrës dhe e Shqipërisë fiton një tjetër dimension, duke pasur parasysh interesimin që kanë edhe turistet e huaj për kulturën dhe traditën shqiptare.
ma.me