Kufoma e pajetë e një personi është gjetur në Shkodër.
Rreth orës 15.35, të pasdites së sotme, e diel, në fshatin Dragoç, njësia administrative Postribë, Shkodër, në një kanal vaditës është konstatuar në ujë një trup i pajetë.
Efektivët e policisë të mbërritur në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar se trupi i përket 61- vjeçarit Gjergj Bari, lindur në Theth, Shkodër dhe banues në Bathore, Tiranë.
Nga veprimet paraprake të kryera në trupin e viktimës nuk u konstatuan shenja dhune.
Shkaku paraprak i vdekjes dyshohet se është mbytja në ujë në kanalin vaditës.
Aktualisht vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.