• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

SHKODER/ Falsifikonte ushqime, prangoset pas 8 muajsh në kërkim administratori i firmës “Briland”

by Java News
07/05/2018 17:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I shpallur në kërkim prej tetë muajsh, pronari i një fabrike, i cili akuzohet se prodhonte pije alkoolike dhe produkte të tjera ushqimore në mënyrë të kundraligjshme u arrestua të hënën nga policia e Shkodrës. Xhavit Kasemi, 53 vjeç, pronar i fabrikës “Briland”, në të cilën sipas prokurorisë falsifikoheshin produkte ushqimore, u shpall në kërkim pas vendimit të gjykatës në shtator të vitit 2017.

“Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me Vendim nr. 827, datë 25.09.2017, ka vendosur ‘arrest me burg’ për këtë shtetas, pasi si administrator i subjektit “Briland” ka prodhuar produkte ushqimore në mënyrë të kundraligjshme dhe të dëmshme për shëndetin, ku gjatë kontrollit në subjektin “Briland” në lagjen Ajasem, Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor Shkodër, u gjetën dhe u sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasi të mëdha pije alkolike,” njoftoi policia.

BIRN nuk mundi të kontaktojë me avokatin e Kasemit, para publikimit të këtij shkrimi. Kasemi i cili është gjykuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale fitoi pafajësinë në dy shkallë të gjyqësorit në vitin 2013, ndërsa katër vite më vonë ai u kap në kamera të fshehtë nga emisioni “Stop” duke shitur dhe reklamuar prodhime false si të importuara nga Italia.

Menjëherë pas publikimit të pamjeve, më 19 shtator, policia kontrolloi ambientet e subjektit të tij dhe zbuloi se në depozita karburanti të ndryshkura, Kasemi mbante vajin ushqimor të cilin më pas e hidhte në treg. Në magazinë u gjetën gjithashtu ambalazhe pijesh të ndryshme.

Në një shkrim të mëparshëm BIRN gjeti se Kasemi, ashtu si edhe mjaft të akuzuar të tjerë për falsifikim ushqimesh, i shpëtonin drejtësisë duke marrë pafajësi dhe përfituar nga amnistitë, ndërsa mjaft prej tyre riktheheshin të kryenin të njëjtën punë.

Kasemi akuzohet për veprat penale “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve industrial e ushqimor”, “Falsifikimi i formularëve”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehje të të ardhurave”. BIRN

ma.me

Next Post
Arrestohet shkodrani trafikant i sirianëve

SARANDE/ Kapen 8 somalezë në Konispol, dërgohen në Babrru!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In