Policia e Vlorës ka asgjesuar 855 rrënjë kanabi sativa.
Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se në fshatin tasgjas të Vlorës, janë identifikuar dhe shkatërruar 2 parcela të mbjella me canabi sativa.
Sipas Policisë, lënda narkotike ishte e mbjellur në dy parcela. Pas identifikimit, pollicia ka bërë të mundur asgjesimin e bimëve narkotike dhe po heton për gjetjen e pronarëve të cilët janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e tyre.
Ndërkohë vijojnë operacionet anti canabis nga ana e policisë së Shtetit në të gjithë territorin e vendit.
Në një tjetër aksion të policisë së Shkodrës, janë asgjesuar 945 rrënjë canabis sativa.
Sipas raportimeve të policisë së Shkodrës, janë ndaluar dhe arrestuar si të dyshuar për kultivimin e lëndës narkotike, shtetasit Nikoll Lazri dhe Preng Marku ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet A.J.
7 parcelat me lëndë narkotike u identifikuan dhe asgjesuan nga policia, përkatësisht 5 në fshatin Vukaj (535 rënjë) dhe 2 në fshatin Sqirre (350 rrënjë)