Emine Alushi është arrestuar nga policia, pasi ajo akuzohet për propogand pro ISIS. Lajmi bëhet i ditur nga policia. Çështjen e saj tashmë e ka marrë në dorë Prokuroria e Krimeve të Rënda. Mesuesja u denoncua nga nxenesit e saj ne media.
Mësuesja e Medresesë që shokoi nxënësit me deklarata e saj për ISIS dhe Bin Ladenin. Emine Alushi u prangos mbrëmë dhe është nisur drejt Tiranës, pasi çështjen e saj e kanë në dorë Krimet e Rënda.Mësusja në Shkodër ishte regjistruar nga një nxënëse teksa ajo e pyet për ISIS-in dhe përgjigja e saj ishte shokuese. Ajo i thotë nxënëses se ISIS është një organizatë e mirë dhe se mbron popullin e Sirisë, Egjiptit dhe Palestinës. Madje mësuesja nis të bëjë propagandë pro ISIS-it, duke thënë se mediat gënjejnë për ato që shkruajnë mbi këtë organizatë terroriste. Ajo madje thotë edhe për Bin Ladenin se ka qenë një lider i mirë. Për më tepër ndiqni videon.
ma.me