Një shtetas austriak u aksidentua në Shkodër mbrëmjen e së martës por ngjarja u mësua vetëm gjatë orëve të para të së mërkurës.
Mësohet se një automjet tip benz që drejtohej nga një shtetas austriak me banim në Shqipëri doli nga rruga në aksin Shirokë-Zogaj dhe përfundoi në brigjet e liqenit. Fatmirësisht në ngjarje nuk ka pasur viktima.
Mbetet mister pse shtetasi austriak nuk e raportoi në polici aksidentin. Ngjarja u zbulua vetëm sot kur kalimtarët ë rastit telefonuan policinë./a.m.











