Zjarri i fuqishëm i rënë pasditen e djeshme në Vaun e Dejes në Shkodër, ka vijuar edhe gjatë natës duke djegur masivish pyjet e Kreshtës.
Rreth 200 hektare pyje janë përfshirë nga flakët ndërsa në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e ushtrisë, të cilat po bëjnë përpjekje për shuarjen e zjarrit.
Për shkak të terrenit të vështirë dhe pamundësisë për të dërguar mjetet për shuarjen e zjarrit, ai vazhdon të jetë me intensitet të lartë.
Pyjet e përfshira nga flakët ndodhen pranë kishës së fshatit, e cila rrezikon gjithashtu. Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri. /b.d










