• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkërmoqja e Foltores

by Ylli Pata
03/10/2022 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Kur Sali Berisha u ndëshkua në mënyrë letale politikisht nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ata që shikonin një ringritje të tij ishin vetëm tifozët e zellshëm, ose njerëz të lidhur në fije të shumta me tarafin që vjen prej tij.

Ndërkaq, asnjë njeri që është politikisht aktiv, apo ka një aspiratë për të udhëtuar politikisht në orbitën  opozitës, as nuk e ka imagjinuar se Berisha e ka një shpresë mbijetese.

Megjithatë, mjaft prej kundërshtarëve të Lulzim Bashës, të larguarve, të pakënaqurve, apo edhe ata që aspironin një karrierë politike në PD, menduan se “The Old Doctor” do të jetë një trampolinë e mirë për të kapur bregun tjetër të politikës.

E ju bashkuan iluzioneve të të ashtuquajturës Foltore, të cilatmë shumë se naivitet, ishin pamundësi absolute për të sjellë një gjë të hajrit në torbë.

Sipas të gjitha gjasave, pjesa më e madhe e këtij grupimi, përveç të çarturve që dilnin nëpër televizione nga foltoret me qyfyre e dolli live, nuk e mendonin se kjo është një “lojë e rëndë”.

Ka shumë mundësi gjithashtu që kur kanë parë tmerrin e 8 janarit, ku deshër antikë, qysqi e leva ju sulën dyerve të selisë së PD-së, janë penduar për rrugën e marrë. Por e vijuan, kur panë se me dekretin e papritur të Ilir Metës, e me zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, u shfaq ajo drita në tunel, e do të largohej Lulzim Basha.

Një objektiv që siç u pa, nuk se ishte i pamundur, e për të cilin koeficienti i bookmakersave të politikës ka qenë gjithnjë i ulët.

Përpos defekteve të tij, Basha nuk i përket asaj pjese të politikës shqiptare që mbetet përjetësisht i ngjitur pas karrikes. Të paktën këtë e tregoi me vendimin e 14 marsit.

Megjithatë, këtu mund të ketë qëndrime, mendime të tjera, që e hedhin poshtë këtë opsion, e që normalisht hapet një tjetër diskutim. Fakti në këtë rast është se zhgënjimi që patën sipas radhës disa palë që shpresuan se “Foltorja do të sjellë begatinë” si plani 2 vjeçar te filmi “Përballimi” ishte gjëja më e parashikueshme në këtë botë.

E para dhe më e thjeshta është pamundësia potenciale e Sali Berishës që të japë sot në këto kushte një rezultat pozitiv në politikë dhe e dyta që të paktën nuk kishte nevojë për ta hamendësuar, prova që ata kishin se doktori nuk është nga ata bujarë që jep karriera majtas e djathtas kaq qesim.

Një histori 30 vjeçare, xhanëm jo vetëm me doktorin por me të gjithë kastën aktuale, është më shumë se ekzaktësi matematike se askush nuk mund të ngjitet politikisht nëse nuk është pjesë e klanit të ngushtë, apo pjesë e një aleance momentale.

Siç natyrisht ishte Evi Kokalari, një aguridhe e mbarsur me gjuhën e krisur të bazës trumpiste, e cila mendoi se këtu u prish dynjaja dhe do hapeshin dyert e Partisë Demokratike për të.

Kur e kishin provuar sa e sa më të fortë, më me aksione politike, e natyrisht me një lobim edhe më të madh, por ajo derë s’u hap kurrë për ta. Por edhe kur u hap, ajo nuk ishte derë, por një deriçkë korridori siç ndodhi me Eduard Selamin në 2013-n, kur në fakt ai nuk po i binte askujt në hak: po vinte në partinë e tij që e kishte themeluar, sjellë në pushtet dhe drejtuar në fillim të viteve 90 të shekullit të shkuar.

Por thënë të drejtën, edhe Sali Berisha, ka besuar shumë se e arriti qëllimin e vet; e rimori PD-në që Lulzim Basha ja hoqi nga duart në shtatorin e vitit të shkuar.

Mendoi se realisht u ka futur trutë e gomarit një pjese të madhe, por prap nuhatja e një ujku të vjetër bëri që të mos lëshojë sadopak. Kjo u pa kur e mbushi Këshillin Kombëtar të Foltores me njerëz krejt afër tarafit të tij, pa e zgjeruar asnjë centimetër linjën e rrezikut.

Përjashtim natyrisht bëri Jozefina, pasi dha një provë çehoviane të aftësive aktoriale për të kaluar nga e qara në të qeshur për punë sekondash.

Por edhe Topalli, duket se ishte një manovër politike për të ndalur Evi Kokalarin, e cila para Gridës, në PD ju përvesh Jozefinës.

E kështu, pas “iluzioneve të humbura” (që natyrisht nuk kanë lidhje me Balzakun), të idhtarëve të Foltores, problemi është aty dhe është shumë i madh. Një problem që nuk është aspak çështje e PD-së apo e opozitës shqiptare.

Flitet për një institucion bazik të një vendi, i cili ka nevojë për një alternativë e fuqi politike moderne, ku Edi Rama dhe mazhoranca e tij të shikohen në pasqyrë e t’i duket vetja të shëmtuar. Por më shumë sesa për mazhorancën, kjo vlen për shoqërinë, ekonominë e shtetin.

Pasi është ky xhirim bosh njëvjeçar për hallet personale të Sali Berishës dhe Ilir Metës, që opozita thjesht bën sikur është atje, e nxjerr më pas gjëra që nuk kanë lidhje me realitetin.

Si ajo e shtimit të bashkive, sikur ata janë hurma apo mandarina, që të kujton kujën e katërqind e ca komunave. Edhe në themelimin e tij nga Ismail Qemali, apo në kohën e parlamentarizmit të viteve 20, të kohës së Mbretërisë, apo edhe diktaturës, ndarja administrative e vendit nuk i ka kaluar 30 njësive qeverisëse vendore.

Ishte pas vitit 90 që në fillim u shtuan rrethet sipas degëve të Partisë Demokratike, e më pas çdo ish territor kooperativave bujqësore u bë komunë. Realitet që prodhoi pashallarë të vegjël, korrupsion e mungesë eficence. E përveç reformës territoriale, problem tjetër është natyrisht reforma zgjedhore që nga depolitizimi i komisioneve dhe e shumëpritshmja vota për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Këto po që janë objekt madh për debat publik, madje sa më i ndezur. Duke diskutuar mbi temat bazike dalin më pas politikanët dhe aspirantët për karrierë politike. Lojrat e vogla me apo pa top siç ndodhi edhe pas 6 marsit në PD, si nga Grida Duma apo grupi i aspirantëve për tu rikthyer kryetarë bashkish si Hila e Mziu, nuk janë procese, por cicmice korridori që politika shqiptare i ka bërë me okë këto 30 vjet pa prodhuar asgjë…

Next Post
Horoskopi i seksit: Si do të jetë muaji tetor nën çarçafë për secilën shenjë!

Horoskopi i seksit: Si do të jetë muaji tetor nën çarçafë për secilën shenjë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lëshohen nga Gjermania 100 mijë viza gjatë këtij viti, shqiptarët tek aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare

Lëshohen nga Gjermania 100 mijë viza gjatë këtij viti, shqiptarët tek aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare

December 26, 2025
Fluks aplikimesh për ID dhe pasaporta, punohet edhe gjatë ditëve të shtuna

Pasaporta shqiptare për “interes kombëtar”, procedurat për artistët e sportistët

December 26, 2025
VIDEO / Aksident i rëndë në Lushnje, motori përplaset me makinën

VIDEO / Aksident i rëndë në Lushnje, motori përplaset me makinën

December 26, 2025
Zbardhet marrëveshja: Avioni dhuratë i Erdoganit, siguracioni 1 miliard $ bie mbi Shqipërinë

Zbardhet marrëveshja: Avioni dhuratë i Erdoganit, siguracioni 1 miliard $ bie mbi Shqipërinë

December 26, 2025
“Ish-deputeti i PS mori 6 mln euro, ish ministri i PD mori 3 mln euro”/ Murrizi: Te Bankers, i kanë ngjyer duart të gjithë!

“Ish-deputeti i PS mori 6 mln euro, ish ministri i PD mori 3 mln euro”/ Murrizi: Te Bankers, i kanë ngjyer duart të gjithë!

December 26, 2025
“Mos dëgjoni idiotët”, Braçe ngre alarmin për refuzimin e vaksinave: Dy fëmijë në gjendje të rëndë në Pediatri

“Mos dëgjoni idiotët”, Braçe ngre alarmin për refuzimin e vaksinave: Dy fëmijë në gjendje të rëndë në Pediatri

December 26, 2025
Negociatat për luftën në Ukrainë-Zelensky: Së shpejti takim i nivelit të lartë me presidentin Trump

Negociatat për luftën në Ukrainë-Zelensky: Së shpejti takim i nivelit të lartë me presidentin Trump

December 26, 2025
VIDEO / Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej

VIDEO / Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej

December 26, 2025
Topi e godet në gjoks teksa luante futboll, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

December 26, 2025
I shpëtoi aksidentit tragjik ku vdiqën dy motrat në Sarandë, ja si është gjendja shëndetësore e 24-vjeçares

Në kërkim 24-vjeçari, i moshuari përfundon te Trauma pasi u godit me grusht

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com