Shkëndija me shumë shpresë dhe mundësi është kampione në Maqedoni.
Teksa kanë mbetur edhe tetë ndeshje deri në fund të kampionatit, klubi shqiptar Shkëndija është shumë afër titullit të kampionit në Maqedoni.
Shkëndija mposhti Vardarin 2 me 3 dhe tash i duhet vetëm edhe një pikë në tetë ndeshjet tjera për të fituar titullin e kampionit.
Kuqezinjtë e Tetovës kanë 72 pikë në pozitën e parë, 23 më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Vardari. (b.an)