• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkencëtarët në CERN gjejnë përgjigjen pse ekziston universi?

by Java News
27/03/2019 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë në histori, fizikantët që punojnë me përshpejtuesin më të madh të grimcave në botë kanë zbuluar ndryshime në mënyrën se si shkatërrohen grimcat dhe antigrimcat.

Gjetjet e tyre ndihmojnë për t’i dhënë përgjigje pyetjes pse ekziston materia.

“Është një arritje historike”, thotë Sheldon Stone, një profesor i fizikës në Universitetin e Sirakuzës dhe një nga bashkëpunëtorët në kërkimin e ri.

Çdo grimcë e materies ka një antigrimcë, e cila është identike në masë por me një ngarkesë të kundërt elektrike. Kur materia dhe antimateria takohen, ato asgjësojnë njëri-tjetrin. Pikërisht këtu qëndron problemi. Big Bang duhej të kishte krijuar një sasi të barabartë materieje dhe antimaterieje dhe të gjitha grimcat duhej të asgjësonin njëra-tjetrën me shpejtësi, duke mos lënë asgjë prapa, veç energjisë së pastër.

Por është e qartë që kjo nuk ndodhi. Rreth 1 miliard kuark (grimcat elementare që përbëjnë protonet dhe neutronet) mbijetuan. Për këtë arsye, universi ekziston edhe sot. Ajo që del nga kjo është se grimcat dhe antigrimcat nuk të sillen në mënyrë krejtësisht identike, thotë Stone për Live Science.

Ata, përkundrazi, duhet të shkatërrohen në shkallë paksa të ndryshme, duke lejuar një çekuilibër mes materies dhe antimateries. Fizikanët e quajnë këtë ndryshim në sjellje shkelja e barazisë së ngarkesës (CP).

Nocioni i shkeljes së barazisë së ngarkesës e ka origjinën nga fizikanti rus Andrei Sakharov, i cili e propozoi atë për herë të parë në vitin 1967, si një shpjegim përse materia mbijetoi pas shpërthimit të Big Bangut.

“Ky është një nga kriteret e nevojshme për të ekzistuar, – thotë Stone, – kështu që është e rëndësishme të kuptohet se cila është origjina e shmangies CP”.

Ka gjashtë lloje të ndryshme kuarkësh, të gjitha me tiparet  e tyre.

Stone është një nga studiuesit që punojnë në CERN me Large Hadron Collider (LHC), përshpejtuesi i grimcave me gjatësi 27 km në kufirin mes Francës dhe Zvicrës, ku zhvillohen eksperimente sipas modelit të Big Bangut.

Ndërsa grimcat përplasen në njëra-tjetrën, ato thyhen në pjesë përbërëse, të cilat pastaj kthehen brenda fraksionit të një sekonde në grimca më të qëndrueshme.

I tillë është rasti i mezonit D0 dhe antimezonit D0.

Të dy ata shpërbëhen në shumë mënyra, por një përqindje e vogël e tyre përfundojnë si mezone të quajtura kaon ose pion. Raportet e shpërbërjes ndryshojnë me një të dhjetën e një përqindëshit.

“Do të thotë se D0 dhe anti-D0 nuk prishen në të njëjtën shkallë, dhe kjo është ajo që ne e quajmë shkelje e barazisë së ngarkesës CP”, tha Stone.

Dhe kjo i bën gjërat interesante. Dallimet në dekada ndoshta nuk janë aq të mëdha sa të shpjegojnë se çfarë ndodhi pas Big Bang-it për të lënë pas aq shumë materie. Por tani, sipas Stone, fizika teorike ka në dorë këto të dhëna të reja.

Fizikanët mbështeten te ajo që e quajnë Modeli Standard i shpjegimit, pra gjithçka e detajuar deri në shkallë subatomike. Stone thotë se pyetja që ngrihet tani është nëse parashikimet e bëra nga Modeli Standard mund të shpjegojnë matjen e kuarkut që ka bërë ekipi i studiuesve, ose nëse kjo do të kërkojë një lloj fizike të re – e cila, sipas Stone, do të ishte diçka akoma më emocionuese.

“Nëse kjo mund të shpjegohet nga fizika e re, kjo fizikë e re mund të gjejë se cila është origjina e prishjes së barazisë së ngarkesës (CP)” thotë ai.

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor, e Enjte 28 Mars 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

April 4, 2026
Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

April 4, 2026
Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

April 4, 2026
Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

April 4, 2026
Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

April 4, 2026
Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

April 4, 2026
Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

April 4, 2026
Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

April 4, 2026
Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

April 4, 2026
Mjeku ngre alarmin: Më shumë të sëmurë nga zemra, ja shkaqet

Rriten sëmundjet e zemrës te të rinjtë, mjekët këshillojnë të mos neglizhohen faktorët e rrezikut

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In