• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkencëtarët: Këto janë shkaqet gjenetike të vetmisë

by Java News
03/11/2018 13:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Asnjë njeri nuk është ishull” kishte shkruar poeti anglez John Donne, por tani një studim i ri me gati gjysmë milioni njerëz ka gjetur rrënjët gjenetike të vetmisë.

Këto gjetje gjithashtu kanë treguar se disa variacione të gjeneve janë të lidhura me aktivitete sociale siç janë dalja nëpër kafene. Këto gjetje ishin publikuar së fundmi në gazetën Nature Communications, transmeton Telegrafi.

Hulumtime të mëparshme kanë treguar që vetmia është më shumë se vetëm gjendje e mendjes. Është e lidhur fortë me rritje të të gjitha shkaqeve të vdekjes, në disa nivele krahasohet me pirje të duhanit dhe faktorët e mbipeshës dhe mungesën ushtrimeve.

Vetmia gjithashtu është mjaft e zakonshme, zakonisht një në katër njerëz mbi moshën 65 vjeçare vuan nga vetmia në Mbretërinë e Bashkuar.

Pesha, faktor rreziku

Shkencëtarët kanë analizuar variacionet gjenetike në më shumë se 470,000 pjesëmarrës në Biobank UK, një studim i gjatë i realizuar në Mbretërinë e Bashkuar duke eksploruar efektet e gjeneve dhe ambientin e sëmundjes.

Këta vullnetarë janë përgjigjur pyetjeve në lidhje me vetminë, dhe kryesisht me aktivitetet sociale, dhe lidhjet me të tjerët, siç është se sa shpesh ata ishin në gjendje t’i besonin dikujt afër me ta.

Ekipi kishte zbuluar 15 variacione të gjeneve që lidheshin me sensibilitetin e vetmisë. Disa variacione ishin aktive në regjione të trurit që kontrollonin emocionet, përderisa të tjerat luanin rol në metabolizëm.

“ Ky ishte zbulimi i parë për të identifikuar disa variacione të gjeneve të lidhura me vetminë,” thotë Perry.

Hulumtuesit kanë gjetur se rritja e peshës – pra një masë më e lartë e indeksit trupor (BMI) – i bëri njerëzit më të prekshëm ndaj vetmisë dhe depresionit.

Ata gjithashtu besojnë se rritja e peshës mund të ndihmojë të shkaktojë vetminë dhe depresionin. “Ju mund t’i imagjinoni arsyet e dyjave”, thotë Perry.

Ndoshta nëse jeni me mbipeshë, ju do të ndjeheni pa vetëbesim, çka mund t’ju shpie deri te tërheqjet sociale dhe depresioni dhe, në anën tjetër, nëse njëherë futeni në negativitetin e depresionit dhe vetmisë, ajo mund t’ju ndryshojë shprehitë e të ushqyerit dhe sa shumë dilni dhe bëni ushtrime, përgatiti ”Telegrafi”. (b.an)

 

 

 

Next Post
Akuzat e “Football Leaks”, Infantino dhe FIFA: Vijnë nga ata që humbën pushtetin

Akuzat e “Football Leaks”, Infantino dhe FIFA: Vijnë nga ata që humbën pushtetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In