Shkencëtarët zgjidhin misterin e “mumies jashtëtokësor”. Skeleti i mumifikuar i cili u zbulua në shkretëtirën Atacama në Kili para 15 viteve, ka ngjallur imagjinatën për thashetheme dhe teori mbi prejardhjen jashtëtokësore, për shkak të pamjes së jashtëzakonshme.
Por, edhe pse bëhet fjalë për një skelet të një fëmije të sapolindur të seksit femër, i gjatë është vetëm 15 centimetra, e kockat i duken si të një fëmije 6-8 vjeç, transmeton Shekulli. Edhe më e jashtëzakonshme është se kafkën e ka të gjatë, këndore, dhe ka 10, në vend të 12 palë brinjëve.
Skeleti i pagëzuar me emrin Ata, është gjetur në La Norija, qytet ky i braktisur minatorësh, në mes të shkretëtirës në Kili para plotë 15 viteve, dhe në fund i është shitur një koleksionisti privat në Spanjë.
Edhe pse profesori i mikrobiologjisë dhe imunologjisë në Universitetin Stanford në California, Garry Nolan, në vitin 2013 e vërtetoi se Ata është me prejardhje njerëzore, po këtë vit u bë temë e filmit dokumentar “Sirius” si dëshmi potenciale mbi ekzistimin e jetës jashtëtokësore.
Ekipi i ekspertëve nga California i kryesuar nga Nolan, tashmë ka nxjerr ADN-n nga kocka e mumjes dhe me analizë gjenetike më në fund ka zbuluar të vërtetën tragjike për Ata-n, bënë të ditur e përditshmja britanike, Guardian.
Megjithatë nuk bëhet fjalë për mbetje jashtëtokësore por për mbetje njerëzore, dhe atë të një fëmije që ka lindur i vdekur ose ka lindur menjëherë pas vdekjes, si pasojë e mutacionieve të tmerrshme të cilat i deformuan trupin, përgatiti Express. (b.an)










