E ashtuquajtura “Teori e shumë botëve interaktive” argumenton që universet e shumëfishta bashkekzistojnë në të njëjtën hapësirë dhe në të njëjtën kohë me tonën.
Shkencëtarët besojnë që këta universe ndërveprojnë në nivel kuantik, transmeton gazeta Kosova Sot.
Ideja e universit paralel e ka kapur imagjinatën e shumë ekspertëve në glob dhe si e tillë është përdorur si bazë për një sërë filmash.
Megjithatë, duket se universet paralele janë më shumë sesa thjesht një ide e fantashkencës.
eoria në fjalë është nxjerrë nga Howard Wiseman nga Universiteti i Grifithit në Australi dhe ekipi i tij i hulumtuesve, ndërsa studimi i tyre është publikuar në “Physical Review X”.