• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkenca/Rindërtimi i plotë i ADN-së është gati

by Java News
12/08/2017 09:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deri në fundin e këtij viti, shkencëtarët mund të arrijnë të krijojnë një genom krejtësisht artificial të majasë. Ky zhvillim i shpejtë i inxhinierisë gjenetike mund të çojë një ditë drejt krijimit të organizmave shumë më komplekse, madje edhe të vetë njerëzve. Shkencëtarët thonë se janë plotësisht të vetëdijshëm për rreziqet, por edhe për përfitimet e mundshme të jashtëzakonshme.

Për gati 4 mijë vjet, njerëzit e kanë përdorur majanë për të bërë bukë dhe pije alkoolike. Shumë nuk e mendojnë se majaja është një organizëm i gjallë.Ashtu si qelizat njerëzore, qelizat e majasë kanë kromozome me segmente të gjata ADN-je ku përmbahet i gjithë informacioni që duhet për rritjen dhe riprodhimin e tyre.

Teknologjia moderne u lejon shkencëtarëve të kopjojnë pjesëzat e prera të ADN-së, të njohura me emërtimet A, C, G dhe T.Por, në eksperimentet e tyre me majanë në Universitetin “Boeke Lab” të Nju Jorkut, shkencëtarët përdorën një tjetër përqasje:

“Në vend që t’ja fillojmë me atë që ekziston në natyrë dhe më tej ta modifikojmë, ne mund t’ia fillojmë nga hiçi duke projektuar sisteme të tëra nga asgjëja. Do shikojmë nëse funksionojnë gjatë procesit”, thotë Leslie Mitchell, e Universitetit “Boeke Lab”.

Me ndihmën e një kompjuteri, pjesëza të ndryshme të segmenteve të ADN-së priten, p.sh. sekuenca T-A-G zëvendësohen me një sekuencë të krijuar artificialisht, T-A-A.

Deri më tani, shkencëtarët kanë krijuar dhe zëvendësuar gjashtë nga 16 kromozomet e majasë, dhe të gjitha kanë funksionuar mirë.Studiuesit thonë se janë plotësisht të ndërgjegjshëm për pikëpyetjet etike që lindin prej eksperimenteve me ADN-në dhe duan të diskutojnë për këtë gjë.

“Në këtë debat duhet të përfshihen studiuesit e normave të etikës, hartuesit e politikave, zbatuesit e ligjeve, shkencëtarët dhe publiku i gjerë. Do të doja që nëna ime të ishte dakord me atë që bëjmë”, thotë Leslie Mitchell.

Por, studiues të tjerë që po eksperimentojnë me ADN-në, mezi presin rezultatet.“Unë i kushtoj shumë vëmendje pjesës kur tregojnë se çfarë kanë mësuar prej procesit, pasi nëse nuk ia arrijnë dot me një organizëm të thjeshtë si majaja, atëherë unë nuk do t’ia arrij dot kurrë me një bimë”, thotë June Medford, e Universitetit të Kolorados.

Qëllimi përfundimtar është krijimi i një majaje sintetike që do të shërbente më shumë për prodhim ilaçesh apo karburanti. Studiues të tjerë thonë se inxhinieria gjenetike mund të krijojë bimë që pikasin ndotjen në ajër apo edhe praninë e eksplozivëve, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Shqipëria po zhvillohet, pa pyetur për zjarret

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In