• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shkenca: Ja 9 mënyra më të mira për të mësuar

by
18/09/2015 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkenca: Ja 9 mënyra më të mira për të mësuar

Një shtysë më shumë për të nisur ditët e para të shkollës: taktika e sugjerime që mund të revolucionarizojnë dhe përmirësojnë kohën tuaj e kaluar me libra.

Filluan leksionet dhe për shumë persona, orët e gjata të studimit që duhet të kalojnë përgjatë vitit. Cilat janë taktikat e provuara shkencërisht për të mësuar në një mënyrë efikase? Ja 9 mënyra:

1- Programo kohën

Të studiosh një leksion për 10 orë të tëra nuk do t’ju japë ndonjë rezultat të madh. Më mirë ta ndani kohën, madje dhe faqet që do të studioni në pjesë më të vogla. Ndani kohën për shembull 20 seanca të shkurtra nga 30 minuta. Truri është më i aftë të marrë informacione të shkurtra e të programuara në kohë.

2- Mos mësoni në orët e vona

Një natë e kaluar mbi libra rrezikon t’ju dëmtojë kujtesën për 4 ditët e ardhshme. Më mirë të organizoni më parë dhe të caktoni një orar të duhur që t’ia kushtoni mësimit. Truri në këtë mënyrë do të mësohet më lehtë, dhe do të jetë më i përqendruar

3- Mësoni me skema e diagrame

Rileximi shumë herë i të njëjtit paragraf dhe nënvizimi i fjalive kyçe është një teknikë e përdorur nga të gjithë. Por jo domosdoshmërisht fituese. Disa ekspertë e shohin si një mënyrë joproduktive sepse rrezikohet që këto paragrafe të mësohen përciptazi. Një mënyrë e mirë janë diagramat, skemat, dhe vizatimet për të përmbledhur konceptet kyçe.

4- Caktoni një synim

Nuk është e nevojshme për të qenë ambicioz, për ta mësuar të gjithë programin mësimor. Nxitimi i tejkaluar ju bën të harroni dhe ato që keni mësuar. Por caktoni një pikësynim, për numrin e faqeve apo kapitujve që do të mësoni.

5- Studio sikur do të të duhet të japësh mësim

Në disa eksperimente shkencore iu kërkua dy grupeve të ndryshme studentësh të studionin disa nga pasazhet e një teksti. Një grupi iu tha që duhet të bënin një test, ndërsa grupit tjetër iu tha që do t’ia shpjegonin studentëve të tjerë. Në rastin e dytë, pasazhet iu fiksuan në kokë më mirë studentëve. Kur thirret për të dhënë mësim, truri kodifikon dhe organizon informacionet në mënyrë më të qartë dhe të qëndrueshme.

6- Ushtrohuni vazhdimisht

Praktika nuk është kurrë e mjaftueshme. Vihuni vazhdimisht në provë, edhe me provime për të cilat nuk ndiheni ende të gatshëm. Gabimet do t’ju ndihmojnë të nxirrni në pah të gjitha pikat e dobëta tuajat, ju rrit vetëbesimin gjatë provimeve me shkrim, apo dhe atyre me gojë.

7- Gjeni një qoshe për të studiuar

Zgjidhni një vend të qetë, të rregulluar dhe të mirë-ndriçuar, që të ketë gjithçka ju nevojitet për të punuar. Kur t’i bëni këto, truri do ta kuptojë se tani është momenti për t’u përqëndruar dhe dedikuar në atë që duhet mësuar.

8- Një listë këngësh për të studiuar?

Jo kaq shpejt. Nëse në studimet e mëparshme keni mësuar me pak muzikë klasike në sfond për të rritur përqendrimin, kërkimet e fundit kanë treguar se të pasurit një ritëm të vazhdueshëm në vesh gjatë kohës që lexojmë mund të shkaktojë shpërqendrim. Por ka një arsye tjetër pse është mirë t’i shmangim kufjet në vesh kur studiojmë, shikojeni më poshtë.

9- Liheni smartphone-in tuaj në një dhomë tjetër

Duke qenë vazhdimisht të nxitur për të kthyer përgjigje me mesazhe në celular, apo për të hapur rrjetet sociale nuk do t’ju ndihmojë në mësimin e diçkaje. Këtë e dimë, por sa të aftë janë studentët ta bëjnë një gjë të tillë?/Focus.it

Next Post

Kapen 4 veta me hashash, mes tyre vëllai i kreut të Bashkisë Poliçan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Arresti me burg është masë ekstreme, Gjykata e Lartë duhet të ndalë abuzimet

March 12, 2026
U arrestua për llogari të operacionit “Ura”, lirohet nga paraburgimi Rando Aliu

U arrestua për llogari të operacionit “Ura”, lirohet nga paraburgimi Rando Aliu

March 12, 2026
Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, thellohet hendeku në 2025-n

Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, thellohet hendeku në 2025-n

March 12, 2026
Lufta përballë SHBA-ve dhe Izraelit, pse Irani është i vështirë për t’u thyer

Lufta përballë SHBA-ve dhe Izraelit, pse Irani është i vështirë për t’u thyer

March 12, 2026
Fundi i një epoke, Parlamenti britanik përjashton “lordët e trashëguar” pas 700 vjetësh histori

Fundi i një epoke, Parlamenti britanik përjashton “lordët e trashëguar” pas 700 vjetësh histori

March 12, 2026
Kapedanët

Imuniteti i Ballukut, Kuko: Kuvendi ka rol kushtetues, jo gjyqësor. Në asnjë rast nuk cenohet hetimi

March 12, 2026
Irani ka ndryshuar elitën! Kush është katërshja që drejton kombin me mbi 80 mln banorë

Irani ka ndryshuar elitën! Kush është katërshja që drejton kombin me mbi 80 mln banorë

March 12, 2026
Premtimi i Këlliçit do 8 mln në ditë/ Kandidati i Berishës deklaroi se do ta bëjë transportin urban falas për qytetarët

Shqiptarët, ndër popujt që përdorin më shumë transportin publik në Europë

March 12, 2026
Dyshime për ligjshmërinë e protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët, çështja shkon në Gjykatën e BE-së

Dyshime për ligjshmërinë e protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët, çështja shkon në Gjykatën e BE-së

March 12, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In