Logo e prodhimeve “Made in Italy”, po bëhet gjithnjë e më shumë i pranishëm në Kosovë. Në vazhdim të aktiviteteve të organizuara me rastin e “Italian Festival”, në dhjetor 2014, ICE Agjencia në Prishtinë organizon nismën “Expo Sud Italia”, me qëllim të intensifikimit të raporteve tregtare mes Kosovës dhe Italisë. Prej 6 e deri më 14 shkurt, ekspertë të sektorit dhe konsumatorë, do të kenë mundësinë të njohin pranë qendrave tregtare Ciaoberto, Grand Store, Minimax, Moda Italia në Prishtinë dhe qendrës tregtare Nertili në Gjakovë, të rejat që kompanitë e Jugut të Italisë (Calabria, Campania, Sicilia, Puglia) prezantojnë në sektorët: veshje, bizhuteri, artikuj për shtëpi, mobilieri dhe ndriçim. Vitet e fundit në Kosovë është shënuar një shkëmbim tregtar gjithmonë e në rritje me Italinë, duke tejkaluar 300 milionë euro dhe me një peshë prej 11%.