Kapiteni i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi, ka deklaruar se kampionët e Shqipërisë nuk kanë shkuar për turizëm në Portugali.
Korçarët do të ndeshen me Sportingun sot në orën 19:00 në Lisbonë dhe ekipi vendas është favorit për të fituar.
“Sportingu është skuadër e vështirë, por do të mundohemi që të bëjmë lojën tonë, duke qenë të kujdesshëm”, tha Shkëmbi. “Nuk kemi ardhur për turizëm, por për të marë rezultat. Kemi lojtarë që talentuar dhe jam i bindur se do të bëjnë një ndeshje të madhe”.