• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shkëmbi: Brenda 20 korrikut konstituohen të gjitha bashkitë e reja

by
07/07/2015 15:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Agjencisë së Zbatimit për Reformën Territoriale, Artan Shkëmbi, tha sot se brenda datës 20 korrik pritet të konstituohen kryetarët e të 61 bashkive të reja të dala nga zgjedhjet vendore të 21 qershorit.
Në një intervistë në emisionin e mëngjesit ‘Wake Up’ në Top Channel, drejtori Shkëmbi foli për riorganizimin e ri të pushtetit vendor, në kuadër të reformës territoriale, ndërsa theksoi se shërbimet ndaj qytetarit do të vazhdojnë të kryhen në të njëjtat zyra, si edhe më parë.

“Çdo banor i kujtdo zone qoftë do të shkojë të marrë shërbimet atje ku i ka marrë edhe më parë, me ndryshimin e vetëm se atje ku lexohej tabela ‘komunë’ tani do të jetë ‘njësi administrative’, ndërsa administratori do të jetë zëvendësuesi i kryetarit të komunës, që me ligj, është i detyruar të pranojë çdo kërkesë të banorëve të zonës”, shpjegoi Shkëmbi.

Drejtori i AZRT-së tha se ky organizim i ri i pushtetit vendor do të shoqërohet me reduktimin e një numri funksionesh. “Nuk ka pse të ketë juristë në komunë dhe juristë në bashkinë në qendër, apo dhe financiare, shoferë, sekretarë, etj. AZRT ka përcjellë një propozim për strukturën, duke përcaktuar qartë kriteret se kush duhet të qëndrojë në punë dhe kush duhet të largohet prej saj”, tha Shkëmbi. Lëvizjet e para në stafet e njësive vendore, shtoi ai, pritet të ndodhin në ditët e para të gushtit, menjëherë pas konstituimit të 61 bashkive të reja.

“Faza e parë do të jetë shkurtimi i punonjësve në njësitë administrative, ndërsa faza e dytë do të jetë shtimi i tyre në qendrat e bashkive. Natyrisht, shkurtimet do të jenë më të mëdha se sa punësimet”, nënvizoi Shkëmbi.

Për vënien në zbatim të reformës së re të territorit, AZRT do të ketë koordinatorët dhe inspektorët që do të mbulojnë çdo bashki.

Next Post

Ne Tirana: Referendum për ndalimin e shkatërrimit të Parkut Liqenit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In