• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkëlzenin nuk e shpëton Revolucioni, por gjykatat!

by Mero Baze
18/03/2019 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

Për të kuptuar çfarë i dhemb realisht Shkëlzen Berishës, sihikoni reagimin e tij, pas botimit të vendimit të Gjykatës së Floridas, që i heq atij çdo alibi, rreth përpjekjes për t’i quajtur shpifje ato që janë shkruar rreth tij. Gjëja e parë që nxitoi të thoshte, por që askush nuk ja kishte thënë, ishte se në Florida nuk u gjykua ajo që ndodhi në Gërdec, por padia e tij për shpifje.

Në fakt, askush nuk tha që në Florida u gjykua krimi i Gërdecit, pasi krimi i Gërdecit ka ndodhur në Shqipëri, ku janë dhe autorët, dhe viktimat, dhe do të gjykohet këtu. Një nga dy çështjet e Gërdecit, ajo e trafikut të armëve, është gjykuar dhe në SHBA, se ka pas aktorë amerikanë, dhe ata janë dënuar me burg. Shkëlzen Berisha, që është autor në të dy aferat me të njëjtin grup njerëzish, nuk është gjykuar ende në Tiranë. Por siç e ka zakon rëndom babai i tij, kur ti e akuzon për një gjë konkrete, ai të përgjigjet për një gjë tjetër.

Ajo që ka gjykuar Gjykata e Floridas, janë pretendimet e Shkëlzen Berishës, se është i pafajshëm në historitë e Gërdecit dhe se kërkon një dëmshpërblim 60 milionë dollarë. Dhe ky pretendim është hedhur poshtë. Pra, gjykata është bindur, që ai nuk mund ta mbrojë reputacionin e tij në SHBA, pasi me ato fakte që ka gjykata në SHBA, ai konsiderohet që i ka bërë ato që thuhen.

Por për të mbrojtur reputacionin, ai duhet të gjykohet nga një gjykatë shqiptare. Nëse Shkëlzen Berisha është i përfshirë dhe është përgjegjës apo i korruptuar në historinë e Gërdecit, këtë nuk e ndajnë dot gjykata e huaja, por një gjykatë shqiptare.

Prokuroria e Shqipërisë duhet të hapë çështjen, qoftë dhe “kryesisht”, pas vendimit të kësaj gjykate amerikane, ku ai nuk mbrojti dot veten nga akuzat e faktuara që i ka bërë shtypi ndërkombëtar, dhe duhet të kryejë një hetim të thellë, ashtu si ka bërë Gjykata e Floridas.

Ajo ka rreshtuar në vendimin e saj gjithë hetimet që ka bërë shtypi ndërkombëtar për këtë çështje, gjithë dëshmitë jo publike të bëra nga personazhe që kanë qenë të përfshirë në këtë histori, gjithë dokumentacionin zyrtar ku implikohet emri i tij, dhe ta çojë akuzën në gjykatë.

E njëjta gjë vlen edhe për rastin e CEZ dhe për çdo akuzë tjeter për llogari të Shkëlzen Berishës.

Ajo që po bëjnë Berishët, pasi kanë ndaluar Prokurorinë dhe gjykatat të merren me ta, është të ngrejnë padi ndaj gazetarëve që kanë shkruar për ta, për t’i frikësuar apo bërë pazar për mbyllje goje. Një krim i pandëshkuar, një vrasje masive e 26 vetëve nga një histori korrupsioni, një akt mafioz siç është ai i trafikut të armëve, deri tek vrasja e Trebickës, pasi janë ndaluar të gjykohen politikisht, po tentohen të përdoren si burim akuzash për denoncuesit, ndërkohë që autori ende nuk është gjykuar.

E njëjta gjë dhe me historinë e CEZ. Gjykata dënon Romeo Karaj si shpifës, që është dëshmitar në historinë e pisët të privatizimit të OSHE, ndërkohë që nuk e ka hetuar këtë çështje dhe nuk ka asnjë hetim për të. Pra, gjykata kërkon që Romeo Karaj, të bëhet prokuror, gjykatës, që pastaj gjykata të marrë faktet e ta falë atë.

Ndryshe nga gjykata shqiptare, Gjykata e Floridas, e ka shqyrtuar vetë përfshirjen e të birit Sali Berishës në Gërdec dhe është bindur se ai nuk mund të shfajësohet për të. Gjyqtarët tanë i bien shkurt dhe mbrojnë kriminelin, pa gjykuar krimin, por duke gjykuar denoncuesin. Njësoj si për rastin e Grida Dumes. Një TV afër Berishës shfaq pamje ku Salianji shkëmben mesazhe erotike me të, nën inicialet G.D., pastaj në mbrëmje G.D. në mesenxher, bëhet Grida Dume, pastaj Grida telefonon çdo gazetë e TV ta heqin, dhe ata që nuk e heqin, i çon në gjyq dhe u thotë ma provoni që Salianji e kishte me mua. D.m.th për një gjë që e ka besuar dhe burri, që i ka kërkuar divorcin, nuk mund te bëjë gjykata sikur nuk e beson pa bërë më parë hetim për këtë, pasi si në atë anektodën e famshme, fakti është brenda.

Për të gjithë ata që janë prekur nga kjo që i ka ndodhur Shkëlzen Berishës, duhet ta dinë se për sa kohë Shkëlzen Berisha nuk i është nënshtruar kurrë asnjë procesi penal për akuzat për korrupsion në Shqipëri, për sa kohë nuk është thirrur të shpjegojë tabulatet me Delijorgjin, ditën e masakrës dhe më parë, për sa kohë nuk jep shpjegime si ka lënë takim me CEO-n e CEZ-it, me babain e tij kryeministër për të rritur çmimin e energjisë, dhe pas takimit ai është ulur me ta, për sa kohë nuk shpjegon si ka nxjerrë miku i tij Nue Kalaj 7 milionë euro cash, pasi Shkëlzeni ja ka mbaruar porosinë, për sa kohë nuk shpjegon pse Ismail Mulleti, mbartësi i koncesionit të ngjyrosjes së naftës i derdh atij në llogari 200 mijë dollarë, për sa kohë nuk shpjegon dot pse Aldua i raportonte me faks, kopjen e vendimit që  kaloi për Gërdecin, e dhjetëra gjurmë të tjera në vendin e krimit, ai është një i akuzuar që nuk mund të mbrohet dot dhe të shantazhojë shtypin.

Tek vendimi gjyqësor i Gjykatës së Floridas permenden tre histori mafioze per Shkëlzenin, dhe tek të treja arsyetimi është i njëjtë, pasi nuk mund të ketë mbrojte selektive të reputacionit duke shantazhuar gazetarë të veçantë, pas interesi publik prevalon mbi jetën private.

Babai i tij e ka pasur të lehtë kur kontrollonte dhe vazhdon ta kontrollojë drejtësinë, “ta pastronte” të birin. Por mentaliteti i Berishëve është ndryshe. Ata quajnë fyerje përballjen me drejtësinë. Ata e quajnë drejtësinë, një kamzhik për kundërshtarët, por jo një gjë që duhet të përballen, pasi e quajnë ulje të autoritetit të tyre. Për të mos çuar të birin para drejtësisë, Sali Berisha i vuri flakën shtetit shqiptar.

Është ky mentalitet që tashmë e ka lënë djalin e tij rrugëve, pa mbrojtje, dhe me një vendim gjykate që e damkos atë, si njeri të pambrojtshëm nga akuzat që i janë bërë.

Babai i tij që preferoi për egon e tij, ta mbante larg drejtësisë, në fakt e damkosi publikisht fajtor dhe të lidhur me mafian. Nuk u damkos nga etiketimet e Lawson. U damkos nga vesi i babait të vet, që e quan fyerje që drejtësia të merret me familjen e tij.

Halli i vërtetë i Shkëlzen Berishës, nuk është se një gazetar amerikan e njeh dhe e përshkruan si mafjoz dhe të korruptuar. Halli i tij real, është se perceptimi i shqiptarëve për të është kështu. Shqiptarët pranojnë se Shkëlzeni nuk është në burg se ka pasur babain kryeministër, por janë të qartë që ai është pjesë e dy historive mafioze të Gërdecit, e asaj që vrau 26 vetë, dhe asaj që futi në burg dy biznesmenë amerikan, që Shkëlzeni ju imponua si sekser, duke hedhur në rrugë dhe pastaj të vrarë në kanal, Kosta Trebickën.

Shqiptarët janë të bindur për rolin e tij në CEZ, për Nue Kalaj, për Rrahmanin, për tokat në Ksamil, për ryshfetet për çdo koncesion e tender ku ai hynte si sekser në emër të pushtetit të babait, e deri dëshmi private që mund të bëhen ndaj tij.

Gjykatat për këto vendosin pasi dëgjojnë dëshmitarë, pasi mbledhin prova, pasi hetojnë gjithçka me seriozitet, siç ka bërë Gjykata e Floridas.

Sot më shumë se kurrë, është e qartë se Berisha  kontrollon gjykatat, por dhe shtypin që kërkon të bëjë revolucion në Shqipëri. I kontrollon në mënyrë aq poshtëruse, sa ata japin vetëm shfajësimet e Shkëlzenit për Gërdecin, por jo dhe akuzat për të. Dhe kjo të bind më shumë që revolucioni po thirret më shumë për të shpëtuar tipa si Shkëlzen Berisha, që e kanë vendin në burg, se sa për të bërë qoftë dhe Lulin një ditë kryeministër, siç e ëndërron kunati i vet.

Por më shumë se revolucioni, mendoj se Shkëlzenin e shpëton gjykata. Një gjykim i thellë i tij dhe historisë koruptive të familjes së tij në pushtet, do ta bënte dhe atë më të lire, dhe PD më të lirë, por dhe botuesit e shtypit shqiptar më të lirë prej tij.

Dhe në fund, kur këkron 60 milonë dollarë gjobë në SHBA, natyrisht që e paguan një 6 milionë për avokatët dhe garancinë e procesit. Nuk di kush ja ka paguar Shkëlzen Berishës këto para, jo se nuk ka, pasi ka më shumë se aq, por i ka pa letra si Luli, që detyrohet t’i paguajë në emër të dy rusëve. Shpresoj mos të thotë që ja ka paguar ndonjë pronar hoteli nga ata ku pozon  blogerja. Se vetëm babai i tij, bën sikur beson që milionat e djalit janë nga Instagrami.

Next Post
“Shallow” thyen rekordet në klasifikime

“Shallow” thyen rekordet në klasifikime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

December 6, 2025
A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

December 6, 2025
“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

December 6, 2025
Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

December 6, 2025
Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

December 6, 2025
Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

December 6, 2025
Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

December 6, 2025
Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

December 6, 2025
Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In