Erion Veliaj tha këtë të enjte se Sali Berisha nuk përbën aspak rrezik për vendin. Sipas kryebashkiakut të Tiranës, Berisha është thjeshtë një pacient dhe gënjeshtar.
“Një njeri që mohon baxhanakun ndërkohë kishte Shkëlzenin në Gërdec. Që dërgoi pilotët të bombardonin Vlorën, që përcan njerëzit në veri jug dhe katolikë myslimanë… Thirrja ime për Shkëlzenin dhe Argitën është ta lidhin babain” – tha Veliaj.
Në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv me gazetarin Sokol Balla, Erion Veliaj zbuloi edhe lajmin e rremë të prodhuar nga Sali Berisha se Erion Veliaj ka qenë në Iran në vitin 2008.
‘Vjen një fazë kur kundërshtari vjen dhe bëhet qesharak. Për Saliun kam ndjerë një antipati pasi ka vrarë njerëz. Urdhëroi aviatorët të bombardonin Vlorën. Është një njeri që ka përdorur jugun kundër veriut, një njeri që ka mbijetuar duke mbjellë konflikt.
Që unë do ta neverisja këtë lloj politike e kam ditur dhe ndjerë. S’më besohet se do të më dhimbsej sepse ka degraduar në një figurë qesharake. Sot ai është një pacient më shumë se sa një rrezik për kombin.
Ky është Joe Walsh. Nuk e di se kush ja ka punuar këtë rreng! Këngëtari është mosha e Saliut sot. Tre vite para se të lindja unë! Është qesharake. Një njeri që kemi pasur president kryeministër që nuk kontrollon fare faktet. Sali është bërë një lolo sot, por edhe gazetarët para se ta nxjerrë Saliu e nxjerrin gazetarët.- tha Veliaj.
Fotoja e këngëtarit gjehet lehtësisht edhe online, pas një kërkimi mjaft të thjeshtë në ‘Google’ me emrin e Joe Walsh!
Linku i Fotos: https://archive.photofeatures.com/image/I0000Ng4WqpadBmY
/a.r