• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkëlzeni, Argita dhe Jamabër ndiejnë lakun e drejtësisë së re/ Nën hetim nga SPAK për pastrim parash, familja Berisha përgatit kundërsulm ndaj prokurorëve

by Java News
12/05/2021 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari i Adriatik Doçi në shkrimin e tij thekson se frika nga veprimi i SPAK, rreziku i konfiskimit pasurive të paligjshme në emër të fëmijëve, arrestimi i mundshëm i Shkëlzenit, Jamabrit dhe Argitës për pastrim parash, mashtrim me pasurinë, falsifikime, korrupsion etj., e ka shtyrë Berishën të mbajë fort Bashën në krye të PD dhe të marrë në mbrojtje Ilir Metën, duke u pozicionuar kundër shkarkimit të tij.

Nga Adriatik Doçi

Dy investigime të Report Tv mbi korrupsionin madhor të Familjes Berisha dhe pastrimin e dyshuar të parave përmes investimit në pasuri të paluajtshme, kanë vënë lëvizje SPAK-un.

Për herë të parë, Prokuroria e Posaçme po heton lëvizjen e parave të Shkëlzenit për ngritjen e fabrikës së përpunimit të boronicave në Gërdec, kamufluar me një kredi 1.8 milionë euro, e dyshuar si fiktive.

I gjithë investimi shkon mbi 3.5 milionë euro, vlerë e cila nxjerrë zbuluar Shkëlzenin, edhe pse në lojë ka futur një oligark, i cili po e financon me kontrata fiktive si kthim nderi ndaj Berishës, për favorizimet kur ishte në pushtet.

SPAK po heton ndërkohë edhe historinë e rrëmbimit të pronës shtetërore ish-Klubi Partizani nga Sali Berisha, duke e kaluar në emrin e dhëndrit. Mbi pronën e grabitur falë vjehrrit, dhëndri Jamarbër Malltezi ka ngritur 18 kulla me vlerë dhjetëra miliona euro, me burim të pajustifikuar.

Investigimet e plota dhe të thelluara kanë konfirmuar se në xhepat e Argitës dhe Shkëlzenit kanë shkuar paratë e aferave të Sali Berishës me pasuritë publike, gjatë pushtetit të tij 2005-2013, me përfshirjen e klientëve të ndryshëm shqiptarë dhe serbë. Klientët kanë marrë favore nga qeveria Berisha, ndërsa në këmbim kanë sajuar kontrata duke u dhënë para Shëlzenit dhe Argitës.

Për herë të parë Sali Berisha ndien pafuqinë e tij, pasi e sheh veten subjekt të drejtësisë së re, të cilën e ka mallkuar dhe luftuar prej 6 vitesh, me në krah aleatin e tij, Ilir Metën.

Frika nga veprimi i SPAK, rreziku i konfiskimit pasurive të paligjshme në emër të fëmijëve, arrestimi i mundshëm i Shkëlzenit, Jamabrit dhe Argitës për pastrim parash, mashtrim me pasurinë, falsifikime, korrupsion etj., e ka shtyrë Berishën të mbajë fort Bashën në krye të PD dhe të marrë në mbrojtje Ilir Metën, duke u pozicionuar kundër shkarkimit të tij.

Me thellimin e hetimeve dhe tërheqjen në dritë të fijeve të pasurimit të Shkëlzenit, Argitës dhe Jamarbrit, ndaj SPAK pritet të nisë një sulm i egër nga mediat në patronazhin e Familjes Berisha.

Kështu u veprua edhe pas hetimeve për Gërdecin dhe 21 Janarin, por tashmë rrethanat kanë ndryshuar. Parashikohet një verë me ethe dhe më pas një vjeshtë me atake paniku për Familjen Berisha.(Shqiptarja.com)

Next Post
Ankesat e partive për rezultatin e zgjedhjeve në KAS/ LSI: Në Dropull Tavo dilte forcë e parë. Votuesit u ruajtën me policë

Ankesat e partive për rezultatin e zgjedhjeve në KAS/ LSI: Në Dropull Tavo dilte forcë e parë. Votuesit u ruajtën me policë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In