Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Berisha, ka hedhur akuza kundrejt kryeministrit Edi Rama se po bën shfaqje ndërkohë që shqiptarët po largohen gjithnjë e më shumë drejt Gjermanisë.
“Kryeministri kërkon ekspozitë, shqiptarët kërkojnë azil. Në vigjilje të ekspozitës së pikturave të Ramës në Gjermani, numri i azilkërkuesve shqiptarë thyen rekord të ri në muajin korrik”, shkruan ai në rrjetin social Facebook.