Mbrëmjen e djeshme policia rrugore u hoqi patentat djalit të Sali Berishës, Shkëlzenit dhe moderatorit Ermal Mamaqi, në dy raste të ndryshme.
Berisha po udhëtonte me shpejtësi 127 km/h me makinë e tij tip “Benz S320”, ndërsa patrulla e ka ndaluar dhe i ka marrë lejen e drejtimit.
Patenta iu hoq edhe moderatorit Ermal Mamaqi, i cili po udhëtonte me shpejtësi 120km/h me mjetin e tij tip “Renault”.
Lajmi është bërë i ditur ditën e sotme, ndërsa zv.kryeministri Erion Braçe ka ironizuar në rrjetet sociale.
“Pa fjale! Nuk i do njeri njerezit e famshem ne kete vend! Do ikin ne Gjermani tani”, shkruan Braçe, duke i bashkëngjitur edhe lajmin e heqjes së patentave të dy personazheve të njohur në Shqipëri.
/a.r