• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shkëlqimi dhe rënia e Vladimir Putinit

by Java News
13/09/2019 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për aktivistët e demokracisë në Rusi, fitorja e vërtetë fundjavën që shkoi, nuk është që partia e Vladimir Putinit doli aq dobët në zgjedhjet e së dielës për Këshillin Bashkiak të qytetit të Moskës. Por fakti që këto zgjedhje, ishin shenjë e një ndryshimi shumë më të rëndësishëm që po ndodh në vend: zhdukja e ndjenjës së pafuqishmërisë përballë autoritetit të qeverisë.

Në Rusi, konformizmi është kursi më i sigurt për shumicën e njerëzve.“Iniciativa do të ndëshkohet!”-ishte një thënie popullore e epokës sovjetike. Për politikanët e opozitës, sfida më e madhe nuk është përpjekja sistematike e qeverisë për të manipuluar zgjedhjet apo shtypur protestat pro demokracisë.

Përkundrazi, është diçka që rusët e quajnë ‘beznadyoga’ – një ndjenjë kolektive e mungesës së shpresës, që paralizon çdo përpjekje të qëndrueshme për të rrëzuar statusuonë, dhe që izolon ata që përpiqen ta bëjnë këtë. Ësh pikërisht ky aspekt i psikikës kolektive ruse, që shkatërroi të dielën opozita e udhëhequr nga Aleksei Navalni, pas një maratone 2-mujore protestash në kryeqytetin rus.

Rezultati zyrtar i zgjedhjeve lokale, ishte ndoshta jo kaq spektakolar. Kandidatët liberalë, organizuan një fushatë elektorale taktike, që gati e përgjysmoi numrin e kandidatëve të mbështetur nga Kremlini. Por shumica e atyre vendeve, shkuan për komunistët dhe dy partitë më të vogla, të cilat janë deri diku nën ndikimin e Kremlinit.

Gjithsesi, suksesi i fushatës i ka dhënë udhëheqësve të opozitës dhe protestave, madje edhe vetë Navalnit, një legjitimitet më të madh në kryeqytetin rus, sesa shumë politikanë të mbështetur nga Kremlini, që siguruan vendet e tyre në këshill vetëm përmes manipulimeve elektorale.

Ndryshimi vjen jashtëzakonisht ngadalë në Rusi. Periudhat e shkurtra të optimizmit, përfundojnë zakonisht në trazira me pasoja katastrofike. Por ka arsye të besohet se kësaj here optimizmi dhe besimi i Navalnit, ka “infektuar” një turmë gjithnjë e më të madhe qytetarësh që votojnë, duke fuqizuar një grupim të ri të liderëve të opozitës liberale.

Kremlini ka të drejtë të alarmohet. Në një sondazh të kryer nga Qendra e pavarur Levada muajin e kaluar, 37 për qind e moskovitëve mbështesnin protestat mbarëkombëtare, ndërsa vetëm 27 për qind i kundërshtonin ato. Dhe këto janë të dhënë impresionuese, në një vend tejet të centralizuar, ku mbijetesa e regjimit politik, varet ajo se nga kush e kontrollon kryeqytetin.

Edhe rajone të tjera në Rusi, po japin shenja se do të ndjekin shembullin e Moskës. Partia në pushtet, mund të ketë fituar shumicën në zgjedhjet lokale të së dielës, por ajo humbi shumë vende në këshillat lokalë në mbarë vendin. Për shembull, në Kabarovsk, partia e Putinit mbajti vetëm 2 nga 36 vendet në një asamble rajonale, të cilën deri dje e kontrollonte.

Në Shën Petersburg, procesi u prish nga ajo që dukej të ishte një manipulim i hapur, gjë që me siguri do të shtojë tensionet. Për Putinin, problemi është se si të mbahet nën kontroll pakënaqësia popullore që po përhapet me shpejtësi. Ai nuk do të jetë në gjendje të përsërisë lëvizjen, që pas protestave të mëdha të viteve 2011-2012, bëri që popullariteti i tij të arrinte kulmin: aneksimin e Krimesë.

Pranë Rusisë, nuk ndonjë territor që do të ngjallte të njëjtën ndjenjë të padrejtësisë historike, dhe që të ketë një popullsi kryesisht pro-ruse, me lidhje të thella familjare dhe personale me Rusinë. Në horizont nuk ka asnjë trazirë në shkallën e Revolucionit të Maidanit në Ukrainë, që mund ta shndërrojë një territor në një tjetër “frut të arritshëm” për tu marrë nga Putini.

Në shoqërinë ruse, ka sot a shumë pak oreks për ekspansion territorial, që nuk mund të cilësohet si një shpëtim për “popullin” nga kërcënimi i menjëhershëm. Edhe metodat e tjera për të ruajtur mbështetjen, nuk kanë prodhuar rezultate të mira. Në 5 vjet që nga aneksimi i Krimesë, Kremlini u përpoq të fitonte besimin e moskovitëve duke derdhur miliarda në rindërtimin e plotë të shumë rrugëve në Moskë, dhe infrastrukturës së transportit.

Këto investime e gjallëruan kryeqytetin, por bënë shumë pak për të zbutur protestat. Në fakt, mungesa e debatit publik mbi rindërtimin e infrastrukturës, shoqëruar me një korrupsion të shfrenuar, zemëroi shumë votues të tjerë. Ndoshta shpresa më e mirë e Putinit për të pasur një lloj frymëmarrje, do të ishte arritja një marrëveshje me Ukrainën, për t’i dhënë fund konfliktit të armatosur në rajonin e Donbasit, dhe izolimit të Rusisë në skenën botërore.

Qëkur ish-komediani Volodimir Zelenski u zgjodh president, ka shenja të qarta të një detante midis dy vendeve. Këtu përfshihet pakti i arritur javën e shkuar për një shkëmbim të madh të të burgosurve, dhe përpjekjet e shtuara diplomatike nga presidenti francez Emanuel Makron, për të normalizuar marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit.

Rrëshqitja e Rusisë drejt autoritarizmit nën Putinin, ka lënë në hije ndryshimet e mëdha kulturore, që po e shtyjnë vendin në drejtimin e kundërt. Dhe tani te çarat po dalin në sipërfaqe. Njerëzit janë bërë më të pasur, më kozmopolitë, dhe e kanë marrë veten nga traumat e epokës sovjetike dhe trazirat e viteve 1990.

Janë shfaqur shtresa të reja shoqërore, së bashku me një shoqëri civile shumë aktive. Para se të plaket, brezi i ri dëshiron të shohë diçka tjetër përveç Putinit. Regjimi që krijoi Putini në Rusi, pasqyroi pritshmëritë e shoqërisë ruse 2 dekada më parë. Por ajo gjeneratë po i lë stafetën tjetrës. Dhe Putini nuk do të jetë në gjendje që ta nënshtrojë edhe këtë të fundit. (TTnews)/l.m

Next Post
Zbardhet axhenda e aktiviteteve për “Peza n’fest”

Zbardhet axhenda e aktiviteteve për “Peza n’fest”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, Spanja rihap ambasadën në Teheran

Ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, Spanja rihap ambasadën në Teheran

April 13, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Do punojnë për të tjerët, por nuk fitojnë gjë vetë! Me sa yje vlerëson Meri Shehu secilën shenjë

April 13, 2026
Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

April 13, 2026
Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

April 13, 2026
VIDEO! “Mirë se erdhët në shtëpi!” Begaj çel Samitin e Diasporës: Shiheni Shqipërinë si vendin ku mund të lini gjurmë

VIDEO! “Mirë se erdhët në shtëpi!” Begaj çel Samitin e Diasporës: Shiheni Shqipërinë si vendin ku mund të lini gjurmë

April 13, 2026
U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

April 13, 2026
Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

April 13, 2026
Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

April 13, 2026
Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

April 13, 2026
Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump! Akuza Shqipërisë e Kosovës!

Ç’po ndodh me shqiptarët në Preshevë? Si po i zbraz komunat Vuçiç dhe çfarë presin nga Tirana

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In