• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkëlqimi dhe rënia e shokut Koço!

by A R
06/12/2016 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koço Koëdhima si njeri publik, ka qenë gjithmonë pranë politikës por kurrë nuk hyri brenda saj, ka pasur mekanizmat për të ndikuar por nuk ishte përfshirë ad personam me kleçkat dhe mekanizmat e një force politike.

Në vitin 2013, pas ndikimit edhe në negociatat mes PS-së dhe LSI-së për të marrë pjesë në aleancë ai mori vendimin për të hyrë direkt në politikë, ku u vendos ndër të parët në listat për deputetët të Partisë Socialiste të qarkut Vlorë.

Në deklaratat e para publike, Kokëdhima tha se nuk do të jetë një politikan kryesor i PS-së por deklaroi se i pëlqente të mbetej një deputet i popullit, siç preferonte ta quante veten

Por menjëherë pas katër muajve të parë të qeverisjes së PS-së, Kokëdhima u involvua dirket në politikën lokale, madje duke pasur edhe raporte të vështira me përfaqësuesit historikë të Partisë Socialiste.

Ai ndikoi thuajse personalisht në zgjedhjen e kreut të qarkut të Vlorës, një kandidaturë që u akuzua fuqishëm nga opozita, gjë që harxhoi energji të mëdha politike për fazën e parë.

Më pas Kokëdhima u vendos në Sarandë, ku realisht dubloi Stefan Çipën, kryebashkiakun e atëhershëm, duke thirrur strukturat e bashkisë dhe partisë dhe krijuar një marrëdhënie të tensionuar me një politikan që ishte nga më klasikët e socialistëve të jugut si Stefan Çipa; ish deputet dhe ish ministër i Brendshëm. (Për ironi të fatit ka qenë pikërisht Stefan Çipa që e ka zëvendësuar sot).

Ky konflikt e detyroi Edi Ramën të ndërhyjë personalisht dhe të thërrasë në Tiranë Çipën, pasi Kokëdhima e spostoi dhe porpozoi për kryetare bashkie një kandidaturë që e preferonte ai por jo strukturat.

Po të mos qe vota e Ksamilit, Saranda ishte gati fitores nga ana e PD-së.

Ndërkaq, një njeri i emëruar nga Kokëdhima u përfshi në një skandal përgjimi që shkaktoi një kosto jot ë vogël politike për mazhorancën.

Por influence e tij nuk u përfshi vetëm në Sarandë ku kishte edhe elektoratin e tij, e zonën zgjedhore por edhe në Vlorë ku ndikoi personalisht për caktimin e kryetarit të bashkisë së Vlorës, duke sjellë sërish probleme me organizatat socialiste të vjetra.

Kjo pasi Kokëdhima nisi që herët krijimin e disa strukturave paralele me organizatat me argumentin se po sillte prurje të reja.

Por kjo solli një përplasje me deputetët e Vlorës, Fatmir Toçin të parin, i cili mbulonte lumin e VLorës por edhe Valentina Leskajn.

Megjithatë Koçi Kokëdhima, vetëm përpara një viti arriti tëarrinte në postin e të deleguarit të PS-së për qarqet e Jugut,gjë që e shfrytëzoi duke ngritur grupime interesi thuajse në të gjithë territorin ku PS-ja i ka bastione historike.

Por ndërkohë, pas operacionit të madh në Lazarat, Kokëdhima doli në public me tezën e legalizimit të hashashit, gjë që shkaktoi një kosto shtesë për PS-në, pasi Berisha deklaronte se qëndrimet e Koços bëhen me dijeni të lidershipit të PS-së. Edhe pse disa ministra të qeverisë e kundërshtuan ëtë tezë, madje edhe Edi Rama publikisht, Kokëdhima vazhdoi të lobonte sin ë media ashtu edhe në disa aktivitete me njerëz nga disa vende të botës.

Kjo krijoi një situatë amullie jo vetëm në opinionin public por edhe në disa ambasada të huaja, të cilat në biseda miqësore i kërkuan që të mos e ngrinte tezën e tij të kanabisit të legalizuar.

Ndërkaq, në Kuvend, Koço Kokëdhima, si kryetar i Komisionit më të madh në marrëdhëniet me jashtë, siç ishte Komiteti i Miqësisë Shqipëri Kinë, loboi me shumë investiturë kinezë, sa u akuzua publikisht nga opozita dhe disa media se ka negocuar edhe për kredinë e rrugës së Arbrit.

Të gjitha këto ishin kosto për mazhorancën, por edhe një ushqim politik për opozitën.

Ndërkohë kjo e fundit dërgoi në Kushtetuese padinë për heqjen e mandatit të Kokëdhimës, pasi sipas saj ai kishte përfituar në kontrata publike.

Ndërkohë që ishte në process nga Kushtetuesja çështja e mandatit të tij, Kokëdhima u zgjodh anëtar i Asamblesë, duke u futur direkt si përfaqësues i Vlorës, ndërkohë që ai përfitonte automatikisht si deputet.

Siç duket e ndjente vendimin e Kushtetueses.

Kokëdhima u zgjodh anëtar i Asamblesë së PS-së dhe u propozua si Sekretar për Reformën Strukturore të PS-së, ku mori numrin më të vogël të votave se të gjithë sekretarët e tjerë të PS-së.

Por pikërisht atëherë kur u ngjit më lart në karrierën e tij politike, Koëdhima do të zbriste shumë shpejt tatëpjetën. Madje diekt nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Dhe pas këtij vendimi ai nuk vazhdoi më të luftojë nga Brenda politikës. Nuk duroi dhe s’e luajtur dot rolin e aktorit të hedhtur, por u kthye të bënte atë që dinte më mirë; ndikuasin nga jashtë duke përdorur influencën në biznes dhe opionin publik…

/DailyNews.al/

Next Post
Elbasan, arrestohet shoferi me faturë falso për 12.5 tonë krom

Elbasan, arrestohet shoferi me faturë falso për 12.5 tonë krom

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In