• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shkëlqim Hajdari: Prokurorët t’i vënë prangat kolegëve të korruptuar

by Java News
23/11/2015 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Modeli anglo-sakson, sipas tij, do të ishte moduli i parë, që do ta ndihte Reformë në Drejtësi.

“Kam qenë dhe jam i mendimit se në këtë Reformë duhet të përfshiheshin edhe elementë të së drejtës anglo- saksone. Gjykimi në shkallë të parë me JURI do të pastronte gjyqësorin nga paaftësia dhe korrupsioni dhe do të përfshinte publikun në dhënien e Drejtësisë . Shqipëria ka traditë në lidhje me efektivitetin e jurive”. Nga ana tjetër, ai e shikon me shumë optimizëm drafti e përgatitur për ndryshimet që prekin institucionin e Prokurorisë, të cilat me ndryshimet e duhura japin mundësi dhe parashikojnë ndryshime, të cilat e ulin interferimin e politikës në punën e Prokurorisë në përgjithësi dhe për çështje konkrete, ku pjesë e hetimit janë edhe përfaqësues të politikës . Për të një Reformë e mirë do të thotë përmbysje e centralizmit arkaik, i cili ka shkatërruar pavarësinë, sistemin e karrierës, transparencën, efektivitetin e hetimeve…

Duket sikur prokuroria, e cila përfaqëson autoritetin e shtetit si palë në gjyqe, nuk ia arrin shpesh qëllimit, kur është punë për çështje, ku zakonisht interferon politika. Në konceptin tuaj, si duhet të jetë Reforma që ka lidhje me vetë institucionin e akuzës?

Hajdari: Drafti i përgatitur për ndryshimet që prekin institucionin e Prokurorisë parashikon ndryshime të cilat e ulin interferimin e politikës në punën e Prokurorisë në përgjithësi dhe për çështje konkrete, ku pjesë e hetimit janë edhe përfaqësues të politikës . Reforma në Prokurori është përmbysje e centralizimit arkaik, i cili ka shkatërruar pavarësinë, sistemin e karrierës, transparencën, efektivitetin e hetimeve. Ndryshimi më i rëndësishëm është krijimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili do të jetë organi vendimmarrës për emërimin, karrierën dhe shkarkimin e prokurorëve. Ky këshill do të përbëhet nga përfaqësues të trupës së prokurorëve dhe nga përfaqësues që do vinë nga bota akademike , organet kushtetuese dhe Shoqëria Civile.

A ka ardhur koha që vetë Prokurori i një çështje të caktuar të ketë përgjegjësi për dështimet. A mendoni se institucioni i akuzës është thembra e Akilit në këtë reformë?

Hajdari: Teorikisht edhe pa këto ndryshime të pritshme, prokurori që heton ose përfaqëson një çështje në gjykatë është përgjegjësi kryesor si për suksesin dhe për dështimin. Decentralizimi i sistemit të prokurorisë i bën realisht prokurorët të pavarur në punën e tyre. Po reformimi i institucionit të akuzës është pjesa më e rëndësishme e kësaj reforme. Është prokuroria që do të hetoje dhe do të çojë përpara Drejtësisë individë apo grupe kriminale të përfshira në krimin e organizuar dhe korrupsionin. Për të qenë më konkret prokurorët kanë sfidën që të çojnë përpara Drejtësisë edhe kolegët e tyre, të cilat janë të korruptuar, gjyqtarët, deputetët, ministrat dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit. Është sfidë e madhe por me vullnet dhe mbështetje të aktorëve brenda vendit dhe me mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së mund të realizohet.

Çfarë keni propozuar personalisht për mbarëvajtjen e kësaj reforme?

“Kam qenë dhe jam i mendimit se në këtë Reformë duhet të përfshiheshin edhe elementë të së drejtës anglo- saksone. Gjykimi në shkallë të parë me JURI do të pastronte gjyqësorin nga paaftësia dhe korrupsioni dhe do ta përfshinte publikun në dhënien e Drejtësisë. Shqipëria ka traditë në lidhje me efektivitetin e Jurive. Prokurorët dhe Gjyqtarët e rinj fillimisht duhet të hetojnë dhe gjykojnë jo çdo çështje dhe me kalimin e viteve duke fituar eksperiencë të marrin përsipër hetimin dhe gjykimin e çështjeve që kanë të bëjnë me vepra penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, siç mund të jenë ato të krimit të organizuar , korrupsionin , trafiqet e kështu me radhë.

Në dokumentet për prokurorinë janë evidentuar vazhdimisht probleme, që shkojnë nga politizimi i skajshëm i procesit të përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm, por edhe mungesa e pavarësisë së prokurorëve në hetim. Promovimi i prokurorëve vazhdimisht lë për të dëshiruar. A e shihni të realizueshme në kushtet e Shqipërisë këtë reformë?

Hajdari: Përsa i përket ndryshimeve që kanë të bëjnë me Prokurorinë duket se të gjithë aktorët dhe faktorët kanë rënë dakord për t’i realizuar këto ndryshime . Reformimi i prokurorisë do ta nxjerri nga politizimi përzgjedhjen dhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm . Do të garantojë ligjërisht pavarësinë e prokurorëve në hetim dhe përfaqësimin e çështjeve në gjykim në të gjitha shkallet . Sistemi i karrierës do të bazohet mbi kritere të forta profesionale, morale dhe eksperiencës së gjatë në punë . Suksesin e kësaj reforme për prokurorinë e shikoj se përveç ndryshimeve strukturore duhet të mbështetet fort dhe me përmirësimin e kushteve të punës, logjistikës, mbrojtjes së jetës së prokurorëve dhe familjeve të tyre , rritjen e pagave, sigurimin e jetës etj… (Nga Ben Andoni / BIRN)

Next Post

Grabitet pika e basteve në Elbasan, vidhen 800 mijë lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hamza: PDK nuk ka kandidat për president pa marrëveshje paraprake, Kurti: Në pritje

Hamza: PDK nuk ka kandidat për president pa marrëveshje paraprake, Kurti: Në pritje

March 4, 2026
Shiste drogë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari, çfarë i gjeti policia në automjet

Shiste drogë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari, çfarë i gjeti policia në automjet

March 4, 2026
Makineritë e diellit, si panelet po kthen në faktor kyç për të ardhmen!

Energjia nga dielli dyfishohet në 2025, INSTAT: Fotovoltaikët mbajnë peshën e tranzicionit energjetik

March 4, 2026
Irani kërcënon me goditje ndaj ambasadave izraelite në të gjithë botën pas sulmeve në Bejrut

Irani kërcënon me goditje ndaj ambasadave izraelite në të gjithë botën pas sulmeve në Bejrut

March 4, 2026
Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat Catania, mbi 600 raportime për dëme

Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat Catania, mbi 600 raportime për dëme

March 4, 2026
Shërbimi sekret italian: Rritet rreziku i terrorizmit me përshkallëzimin në Iran. Rusia, kërcënimi kryesor për Europën në 2026

Shërbimi sekret italian: Rritet rreziku i terrorizmit me përshkallëzimin në Iran. Rusia, kërcënimi kryesor për Europën në 2026

March 4, 2026
“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

“Nga 10 minuta për 140 deputetë është shumë…”, Balla: E drejtë e Kuvendit të ndryshojë komisionet

March 4, 2026
Analiza e ISHP për 1 milion banorë: 3 në 4 të rritur në Shqipëri janë obezë, më shumë tek meshkujt

Rreziku nga obeziteti, 60% e shqiptarëve janë mbipeshë, të kërcënuar nga diabeti dhe zemra

March 4, 2026
Kritikat e Dumanit për institucionet, Rama: SPAK ka pasur impakt parandalues

“Mungesa e kryetarit problem, por nuk e keni marrë seriozisht”, detaje nga takimi i Ramës me deputetët e Tiranës

March 4, 2026
Korrupsioni te “Rrugorja”, gjykata lë në burg oficerin Edison Tabaku

Mbi 7 mijë gjoba dhe 19 të arrestuar në Elbasan, policia apel shoferëve: Respektoni rregullat!

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In