• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkëlqim Hajdari: Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet brenda vitit, ndryshe do të kemi pasoja të rënda

by Ardit Rada
18/09/2020 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish- prokurori dhe konstitucionalisti, Shkëlqim Hajdari ka analizuar situatën në të cilën ndodhet drejtësia shqiptare, me SPAK në ngritje e sipër dhe Gjykatën Kushtetuese dhe të Lartë ende të bllokuara.

Hajdari referuar edhe paralajmërimit të SHBA, thotë se nëse Gjykata Kushtetuese nuk ngrihet brenda këtij viti, fatura për aktorët e përfshirë do jetë e rëndë. Sipas tij formimi i trupës së saj është emergjencë kombëtare, dhe pas saj vjen menjëherë Gjykata e Lartë.

Për më tepër, bazuar në informacioneve të tija Hajdari në News 24 deklaroi se në fillim të vitit tjetër Gjykata Kushtetuese do të jetë gati pasuar nga Gjykata e Lartë.

A do të kemi Gjykatë Kushtetuese deri në fund të vitit?

Duhet të shohim deklaratat e SHBA dhe KE, që do nxisin zhbllokimin e Gjykatës dhe të mundësojnë ngritjen e saj. Nëse vijohet bllokimi i saj, aktorët do të marrin faturë të rëndë. Jo publikisht. Por them se deri në fund të këtij viti do jetë e ndërtuar.

Në një kuptim, për funksionimin normal të vendit, ku aktorët nuk merren vesh, Presidenti është kundër mazhorancës, shoqëria civile, grupe interesi duan të godasin ligje që miratohen pafund. Pra arbitri i pakundërshtueshëm është GJK. Krijimi i saj është bërë emergjencë kombëtare. Gjykata Kushtetuese, çdo ditë, natë, çdo minutë duhet të jetë prioritet.

Janë qindra- mijëra dosje që kanë marrë formë të prerë në Apel, prap ka një volum të madh edhe në Gjykatën e Lartë. Edhe ngritja e saj është emergjencë.

GJK nuk është e plotë. Janë disa. Mes nesh themi, nuk ka rëndësi si promovohesh. Promovimi, ska rëndësi si futesh. Kështu që, të gjithë ata që po marrin poste kanë kaluar disa filtra.

E njëjta fazë është si tek Kushtetuesja si tek Gjykata e Lartë.  Një nga kushtet e BE bashkë me SHBA, është dhe ngritja e këtyre Gjykatave. Besoj s’do marrë njeri risk, pra do rritet përgjegjshmëria për të ngritur Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Me informacionet që kam, Gjykata Kushtetuese bëhet funksionale në fillim të vitit tjetër dmth me plotësimin e atyre vakancave. Po mendohet që të bëhen disa ndryshime në Kodin e Procedurës, për të zhbllokuar situatën. ‘’-  shpjegoi Hajdari.

Sa i përket SPAK, Shkëlqim Hajdari ka vlerësime pozitive për punën e deritanishme teksa shprehet i bindur se vitin tjetër struktura e lartë e drejtësisë do të godasë fuqishëm krimin.

Por bazuar edhe mbi eksperiencën e vet si ish-prokuror, Hajdari e sheh të vështirë që SPAK gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 2021 të godasë ‘peshqit’ e mëdhenj.

Gjithsesi HAjdari ka besim se në fillim të vitit tjetër SPAK del në ‘det’ të hapur me gjithë infrastrukturën e saj për të goditur krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivele të larta shtetërore.

‘’Aktorët kryesorë kanë filluar ta testojnë SPAK. Janë çuar gjëra të rëndësishme. Jam i bindur se SPAK funksional në det të hapur vitin tjetër.

Vështirë është kur je në situatë zgjedhore. Jam prokuror i vjetër e sidomos me këtë klasë politike që s’është e përgatitur të lëshojë pushtet absolut. Edhe në një marrëveshje në Këshillin Politik, u bë vetëm për listat, nuk u ulën për të ulur fuqinë e kryetarëve të partive.

Të mos mendojmë si të bllokojmë njëri- tjetrin, me elementë të ndryshimit të ligjit, por t’i biem drejt që Presidenti të zgjidhet nga populli.

SPAK ka punë të vështirë. Kur vihet tek arrestimi i një individi, do e ndash duke grumbulluar prova. 2-3 muaj mbaruan zgjedhje. SPAK mund të godasë pavarësisht fuqisë që kanë politikisht.

SPAK ka punuar mirë. Po krijojnë ekipin. ‘’- tha Hajdari.

/e.rr

Next Post
Deportimi i shtetasit turk, eurodeputetët letër Ramës: I siguroni gjykim të drejtë, shkelja e të drejtave të njeriut ka pasoja

Deportimi i shtetasit turk, eurodeputetët letër Ramës: I siguroni gjykim të drejtë, shkelja e të drejtave të njeriut ka pasoja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

March 20, 2026
Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

March 20, 2026
Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

DETAJE / Vdes në paraburgim 41-vjeçari në Tiranë

March 20, 2026
Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

March 20, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu përcakton tre objektiva: Lufta do të përfundojë shumë më shpejt sesa mendojnë njerëzit!

March 20, 2026
Konfindustria reagon për çmimin e naftës: Kuvendi të ndërpresë pushimet, të zhbëhet Bordi

Nafta 214 lekë, Qeveria rikthen Bordin e Transparencës, akciza ulet me 20%

March 20, 2026
“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

“A do rikandidoni për Sekretar të Përgjithshëm?, Noka: Unë jam punëtor partie, kam një mision

March 20, 2026
SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

March 20, 2026
Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

March 20, 2026
Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In