• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shkelje të legjislacionit tatimor, kapen “mat” 1499 biznese, 52 milionë lekë gjoba

by Java News
01/12/2018 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

1499 biznese janë kapur në shkelje të legjislacionit tatimor dhe janë gjobitur me një vlerë totale prej 51.9 milionë lekësh. Të dhënat bëhen me dije nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Sipas këtij institucioni, Drejtoria e Hetimit Tatimor po vijon kontrollet në terren në qendrat e qyteteve kryesore në vend, me qëllim uljen e informalitetit, si dhe rritjen e të ardhurave. Dhe përgjatë periudhës 1- 26 nëntor, janë kontrolluar në total  2,928 subjekte. Sa i takon shkeljeve, konkretisht 19 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë).

Gjithashtu janë bllokuar ambientet e 3 tatimpaguesve për shkeljen e mosinstalimit të pajisjes fiskale (hera e dytë).; 73 tatimpagues janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore, për të cilët është marrë masat e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt i TVSH-së.; 508 tatimpagues janë konstatuar me shkelje të moslëshimit të kuponit tatimor (hera e parë). ;69 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale dhe 82 të tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune.; 307 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor; 193 tatimpagues janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 176 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i vogël” dhe 17 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh”.

Administrata Tatimore njofton se ka si qëllim kryesor ndërgjegjësimin dhe edukimin e tatimpaguesve për të rritur vetëdeklarimet, si dhe përmbushjen me korrektësi të detyrimeve tatimore. Ndërsa aksioni do të vijojë me po të njëjtin intensitet edhe gjatë muajit Dhjetor./scan/ma.me

Next Post
Degradon sherri, 57 vjeçari i drejton çiften dhëndrit dhe qëllon në ajër

Mallkastër, një i moshuar gjendet i vrarë me armë zjarri, dyshimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In