Fundjavat konsiderohen si ditët kur qarkullimi në rrugët e vendit është më i dendur ndërsa numri i aksidenteve është edhe më i lartë.
Pikërisht për të evituar ngjarjet rrugore, sidomos ato me pasoja të rënda, Policia Rrugore bën apel për drejtuesit e automjeteve, por edhe përdoruesit e tjerë të rrugëve, që të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor.
Të dhënat e marra nga Ministria e Brendshme, saktësojnë, se gjatë vitit 2025 kanë ndodhur 1,375 aksidente, me 200 të vrarë dhe 231 plagosur rëndë.
Në raport me vitin 2024 numri aksidenteve rrugore pësoi rënie me 17%, numri i viktimave në aksidente ka shënuar rritje me 12%, ndërsa numri i të plagosurve rëndë ka shënuar rritje me 6%.
Shkaqet kryesore të aksidenteve për vitin 2025 mbeten: mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor, tejkalimin e shpejtësisë mbi normat e lejuara parakalimin e gabuar, ndryshimi i papritur i drejtimi, sjellja e këmbësorit, mos dhënia përparësi, përdorimin e celularëve gjatë udhëtimit, si dhe rritjen e numrit të automjeteve në qarkullim.
Gjatë vitit 2025 janë vendosur 1,203,926 masa administrative, duke shënuar rritje me 2% në raport me vitin 2024.
Me qëllim parandalimin e shkeljeve dhe disiplinimin e qarkullimit rrugor, nga ana e strukturave të Policisë Rrugore, janë marrë dhe masa administrative plotësuese të aplikuara ku: 1.914 shtetas të arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 1.549 shtetas të arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi, 3.326 leje drejtimi të pezulluara, 2.402 mjete të ndaluara, 381 mjete të sekuestruara.











