Dhuna në familje është një fenomen që po merr përmasa të mëdha. Një rast i rëndë raportohet nga policia e Fierit e cila ka arrestuar në kushtet e flagrancës një 54-vjeçar.
Blutë e Fierit njoftojnë se bëhet fjalë për 54-vjeçarin me iniciale B. M., i cili në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike.
Madje bëhet e ditur se ai ka thyer urdhërin e mbrojtjes ndaj motrës së tij, shtetases M.B., pasi kjo e fundit e kishte denoncuar edhe më parë për dhunë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.
/a.r