Policia e Tiranës ka ndaluar këngëtarin kosovar Getoar Selimi.
Mësohet se Selimi nuk ka respektuar semaforin duke e shkelur atë.
Tentativës së policisë për ta ndaluar duke ngritur tabelën, Selimi nuk i është bindur çka ka sjellë ndalimin e tij.
Selimi është gjobitur e 25 mijë lekë si dhe i është pezulluar leja e drejtimit.
I ndaluari është këngëtari i grupit “Tingulli 3”, ndërsa kohët e fundit këndon edhe si solist nën pseudonimin Ghetto Geasy