Aktiviteti i një lokali në Fier është pezulluar për një vit pasi pronari i biznesit shkeli disa herë aktin normativ të Qeverisë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë konstatuar mbrëmjen e djeshme një subjekt night club me muzikë, që ushtronte aktivitetin në mënyrë të kundërligjshme.
Në përfundim të veprimeve të para u mor masa për mbylljen e këtij aktiviteti, për një periudhë 1-vjeçare. Më parë subjektit në fjalë i është vendosur gjoba 1.000.000 lekë.
Apeli shkon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
/a.r