Është shkelur armëpushimi 72 orësh i shpallur nga regjimi i Asadit në Siri.
Avionët rusë kanë sulmuar Xhesrin dhe Shugurin në Idlib ku si pasojë të paktën 3 fëmijë kanë humbur jetën dhe 17 persona janë plagosur.
Avionët rusë kanë sulmuar edhe një spital të improvizuar dhe si pasojë spitali ka pësuar dëmtime të shumta.
Ushtria e regjimit të Asadit shpalli një armëpushim 72 orësh i cili filloi në 6 korrik dhe përfundonte në mesnatën e 8 korrikut. Armëpushimi u shpall i vlefshëm për të gjithë territorin e vendit./a.m.